Art&Argëtim

Stresi flet sërish për punën e Kejsit: Merr 500 $ dita, luks e shtëpi 800 mijë dollarëshe

4 Prill 2022, 19:31 Nga DOSJA
Stresi flet sërish për punën e Kejsit: Merr 500 $ dita, luks e

TIRANË– Reperi Arkimed Lushaj i njohur ndryshe si Stresi ka four sërish për ish-bashkëshorten e tij, Keisi Bezhani, e cila u bë pjesë e mediave shqiptare ditët e fundit për shkak të punës që bënte ne Toronto, si kamariere. I ftuar në ‘Ftesë në 5’, Stresi tha se Kejsi paguhet 400-500 dollarë në ditë dhe se ka arritur të ketë një jetë luksi përmes punës. Ai madje shtoi se shtëpia ku jeton Kejsi në Toronto kap vlerën e 800 mijë dollarëve.

“Shumica e vajzave të reja kanë atë punë se është fitimprurëse sepse është 400-500 dollarë dita. Gjithmonë e kam ditur. Mua nuk më ka penguar puna e Kejsit, atë e ka penguar puna ime. Është një vajzë që dëshiron të fitojë vetë. Unë do ta mbroj gjithmonë një vajzë që kam bashkëjetuar për 7 vite, pastaj është normale që ta mbroj. Mënyra se si është gjykuar, jo vetëm unë, por të gjithë duhet ta mbrojnë. Ajo ka jetën e luksit, ka shtëpi të veten në Toronto, nuk është aspak e lehtë të kesh shtëpi deri tek 800 mijë dollarë, gjithë jetës kështu ka qenë familja e saj,”- tha Stresi.

Vetë Keisi më hetrët iu përgjigj mediave në Shqipëri në lidhje me punën e saj. Ajo shkruante se ka punuar që 18 vjeç, se 5 ditët e javës është në bankë, ndërsa në fundjavë punon në një bar. Ish-gruaja e Kejsit shtonte se gjithmonë ka dashur të ketë paratë e saj dhe nuk është turpëruar nga puna që ka bërë.

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz arkimed lushaj keisi bezhani stresi arkimed lushaj keisi bezhani stresi

Sondazh

Poll