Art&Argëtim

FOTO/ Të veshurit më keq në Grammy, Billie Eilish dhe Justin Bieber

4 Prill 2022, 12:02 Nga DOSJA
FOTO/ Të veshurit më keq në Grammy, Billie Eilish dhe Justin

LAS VEGAS- Mbrëmja e ndarjes së çmimeve Grammy Awards 2022 përveç se është nata më e madhe e muzikës gjithashtu njihet për prezantimin e modës së fundit. Këngëtaret Olivia Rodrigo, Doja Cat dhe Dua Lipa ishin ndër yjet që shkëlqyen me veshjet e tyrë gjatë paradës në tapetin e kuq. Por si gjithmonë, pati edhe nga ata që nuk i kishin dhënë rëndësinë e duhur prezantimit të veshjeve të tyre.

Sipas Daily Mail, këngëtarja Billie Eilish dhe Justin Bieber kryesuan listën e yjeve të veshur më keq gjatë mbrëmjes. Ata kishin veshur rroba ‘oversize’, me mëngë dhe pantallona të gjëra. Fustanella e zezë voluminoze e Eilish-it dukej si një pallto e mbështjellë në mënyrë të çuditshme mbi supet e saj. Ajo gjithashtu gjithashtu kishte veshur çizme me çorape të mëdha. Ndërsa Justin kishte veshur një kostum ngjyrë grit ë gjerë dhe një palë atlete Balenciaga.

Këngëtarja Tayla Parx gjithashtu nuk u pëlqye nga publiku pasi kishte veshur një kostum si dinosaur në ngjyrë të gjelbër dhe me thumba në krahë, këmbë dhe qafë.

Më poshtë janë radhitur sipas ndjekësve të shfaqjes veshjet më të shëmtuara të natës së mbrëmshme të Grammy 2022.

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz ‘grammy awards" billie eilish grammy 2022 justin bieber ‘grammy awards" billie eilish grammy 2022 justin bieber

Sondazh

Poll