Art&Argëtim

Miley Cyrus: Jam infektuar me COVID-19, por padyshim ia vlejti…

4 Prill 2022, 10:49 Nga DOSJA
Miley Cyrus: Jam infektuar me COVID-19, por padyshim ia vlejti…

SHBA- Këngëtarja Miley Cyrus ka zbuluar se ajo ka rezultuar pozitive me Covid-19 pas një sërë koncertesh nga turneu i saj ndërkombëtar. Sipas Sunday World, këngëtarja e dha lajmin përmes një postimi në Twitter ku shprehet se është infektuar me Covid- 19 pasi gjatë turneut ndërkombëtarë kishte takuar qindra fansa gjatë ditës.

“Duke udhëtuar nëpër botë, duke luajtur për 100,000 njerëz në natë dhe duke takuar qindra fansa në ditë, shanset për të marrë Covid janë goxha të larta. Unë kam Covid tani, por padyshim ia vlejti… Po ndihem mirë, kështu që mos u shqetësoni për mua!”– tha Cyrus në Twitter.

Ajo tha se testi pozitiv nënkuptonte se nuk mund të merrte më pjesë në një ngjarje bamirësie për organizatën Janie’s Fund dhe i kërkoi falje themeluesit të saj Steven Tyler.

Covid-19 nuk ishte rreziku i vetëm me të cilin u përball Cyrus në turne, ajo ka zbuluar më pare gjithashtu se avioni i saj ishte goditur nga një rrufe gjatë rrugës për në festivalin Asuncionico në Paraguaj. Avioni u detyrua të bënte një ulje emergjente dhe më vonë festivali u anulua për shkak të kushteve ekstreme të motit.

Cyrus ka performuar në të gjithë Amerikën e Jugut, duke përfshirë Kilin, Argjentinë dhe Brazil.

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz miley curys miley curys

Sondazh

Poll