Art&Argëtim

Video/ Doja Cat ndodhej në tualet kur u shpall fituese në Grammy

4 Prill 2022, 12:18 Nga DOSJA
Video/ Doja Cat ndodhej në tualet kur u shpall fituese në Grammy

LAS VEGAS- Reperia Doja Cat për pak humbi fitoren e saj për ‘Performancën më të Mirë Pop Duo’ gjatë ceremonisë së çmimeve të Grammy të dielën në Las Vegas për shkak se ishte në banjë.

Sipas Daily Mail, këngëtarja SZA e cila ka bërë këngën Kiss Me More së bashku me Doja Cat, pavarësisht se ishte me paterica, arriti të ngjitej në skenë para se këngëtarja 26-vjeçare të vinte në skenë.

Vetëm pak çaste më vonë Doja doli me vrap në skenë dhe pranoi para turmës se nuk kishte ecur kurrë kaq shpejtë gjatë gjithë jetës së saj. 

“E vlerësoj vërtet. Faleminderit të gjithëve, familjes time, ekipit tim. Nuk do të isha këtu pa ty dhe nuk do të isha këtu pa fansat e mi. SZA, ti je gjithçka për mua. Ju jeni të pabesueshëm, ju jeni mishërimi i talentit. Ti je një tekstshkrues, je gjithçka”-tha Doja Cat.

Bashkëpunimi i dyshes së mposhti ‘I Get A Kick Out Of You’ të Tony Bennett dhe Lady Gaga me Cold play ‘Higher Power’.

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz doja cat sza doja cat sza

Sondazh

Poll