Politike

Alibeaj negociata për emrin e Presidentit të ri? Anëtari i ‘Rithemelimit’: S’ka mandat

4 Prill 2022, 12:43 Nga DOSJA
Alibeaj negociata për emrin e Presidentit të ri? Anëtari i

TIRANË- Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike ka reaguar pas lajmit se në Kryesinë e Kuvendit u zhvilluan sot bisedime mes Enkelejd Alibeajt dhe grupit të Partisë Socialiste për zgjedhjen e emrit të presidentit të ri. Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Ervin Minarolli shkruan në emër të Partisë Demokratike dhe Komisionit të Rithemelimit se Alibeaj është i pamandatuar nga selia blu për të zhvilluar takime të tilla.

Së fundi, Partia Demokratike deklaron se qëndrimi i kësaj Partie dhe grupit të saj parlamentar në lidhje me këtë çështje do të vendoset vetëm nga forumet më të larta të saj. Në çdo rast, ky qëndrim do të jetë ai i një opozite të vërtetë. Deputetët e saj nuk do votojnë kurrë për President kandidatë të Edi Ramës apo të kulisave të tij të gatuar me opozitë të emëruar,”- ka shkruar Minarolli ndër të tjera.

POSTIMI I PLOTË: 

Partia Demokratike, dënon me ashpërsinë më të madhe lojën me opozitë të emëruar të Edi Ramës si një lojë e turpshme, antidemokratike dhe destabilizuese. PD denoncon takimin e Enkelejd Alibej me trojkën Balla – Gjiknuri – Spiropali për përzgjedhjen e Presidentit të Republikës. Me këtë rast, Partia Demokratike thekson se Enkelejd Alibejaj nuk ka asnjë mandat, as nga Partia Demokratike, e as nga kryesia e grupit dhe grupi i saj parlamentar për të marrë pjesë dhe përfaqësuar ata në negociatat me përfaqësuesit e Edi Ramës. Takimi i Alibeajt është me zero efekt për Partinë Demokratike dhe grupin e saj parlamentar. Ai ka shkuar në takim i përzgjedhur haptas nga Taulant Balla. Së fundi, Partia Demokratike deklaron se qëndrimi i kësaj Partie dhe grupit të saj parlamentar në lidhje me këtë çështje do të vendoset vetëm nga forumet më të larta të saj. Në çdo rast, ky qëndrim do të jetë ai i një opozite të vërtetë. Deputetët e saj nuk do votojnë kurrë për President kandidatë të Edi Ramës apo të kulisave të tij të gatuar me opozitë të emëruar.

SHIKO EDHE KËTË:

Negociata për presidentin e ri?Alibeaj e mohon takimin me Ballën,”Rithemelimi”:S’ka mandat

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ervin minarolli presidenti i ri ervin minarolli presidenti i ri

Sondazh

Poll