Politike

Kongresi i PS/ Me 6 prill mblidhet Asambleja online, do të shkarkojë kryetarët në 61 bashki

4 Prill 2022, 12:29 Nga DOSJA
Kongresi i PS/ Me 6 prill mblidhet Asambleja online, do të shkarkojë

TIRANË– Partia Socialiste do të shkarkojë kryetarët në 61 degët e saj! Sot, pak ditë para mbledhjes së Kongresit Kombëtar të Partisë Socialiste, është vendosur mbledhja e Asamblesë, ku Dosja.al ka zbardhur disa nga propozimet e reja. PS ka vendosur qe te ndërpresë mandatin 4-vjeçar të kryetarëve aktualë të degëve të partive, ndërsa zgjedhja e strukturave drejtuese të partisë në çdo bashki do të zhvillohet në periudhën 1 Maj – 15 Qershor 2022. Po ashtu përveç tyre do të zgjidhet edhe Sekretariati Ekzekutiv.

Mbledhja e Asamblesë do të zhvillohet online në orën 17:00, ku fillimisht do të miratohet rendi i ditës të Kongresit, mbledhja e Forumit më të lartë të PS-së, e më pas gjithashtu pritet që të publikohen rezultatet e Këshillimit Kombëtar. Po ashtu, një fjalë do të mbajë edhe kryesocialiste Edi Rama, i cili do të bëjë një analizë pune, analizën e deputetëve dhe qeverisë. Deri më tani, Rama ka deklaruar se nuk do të ketë ndryshime në kabinet, por mund të ketë kritika për vartësit e tij. Po ashtu, Rama i ka lënë detyrë deputetëve socialistë që të sjellin propozimet e tyre për emrin e Presidentit, çështje që duhet “mbyllur” deri më 24 maj.

KONGRESI I PARTISË SOCIALISTE

Projekt

V E N D I M

Nr_____, datë 09.04.2022

Mbështetur në nenin 32 të Statutit të Partisë;

Për të përmirësuar dhe për të bërë më efektiv drejtimin e strukturave të partisë në nivel vendor;

Për t’i hapur rrugë implementimit të ndryshimeve në organizimin e strukturës së drejtimit në nivel bashkie, sipas kërkesave të parashikuara në nenet 26 dhe 27 të Statutit që miratoi ky Kongres;

Për të përmbyllur gjithë procesin zgjedhor në strukturat vendore të partisë dhe për të përsosur veprimin organizativ, politik dhe elektoral të tyre;

Me propozim të Kryesisë së Partisë dhe të Asamblesë Kombëtare,

Kongresi i Partisë;

V E N D O S I:

Të ndërpresë mandatin 4 vjeçar të kryetarëve aktualë të partisë të bashkive; Zgjedhja e drejtuesve të rinj të partisë në bashki të bëhet në përputhje me kërkesat e neneve 26 dhe 27 të Statutit dhe të Librit të Rregullave të Partisë; Brenda datës 30.04.2022, Asambleja Kombëtare e Partisë të miratojë rregullat, procedurat, kriteret për organizimin e procesit të zgjedhjes për strukturat vendore të partisë si pjesë e Librit të Rregullave me ndryshimet e reja në Statut; Procesi i zgjedhjes së strukturave drejtuese të partisë në çdo bashki do të zhvillohet në periudhën 1 Maj – 15 Qershor 2022; Kryetarët aktualë të partisë së bashkive do ushtrojnë detyrat e tyre deri në zgjedhjen e kryetarëve të rinj; Ngarkohet Kryesia e Partisë dhe Sekretariati ekzekutiv për zbatimin e këtij vendimi. KONGRESI I PARTISË

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike kongresi i ps partia socialiste kongresi i ps partia socialiste

Sondazh

Poll