Aktualitet

Juristja Eni Çobani përfshihet në aksident, flet mikesha: Zoti bëri mrekulli, makina rrëshqiti në humnerë

2 Shkurt 2019, 09:47 Nga DOSJA
Juristja Eni Çobani përfshihet në aksident, flet mikesha: Zoti

Juristja Eni Çobani është përfshirë në një aksident më 27 janar. Mikesha e saj, Pranvera Vatoci, jep lajmin përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan se Çobani shoqërohej nga mikesha e saj, Edita Tahiri dhe në vendin e quajtur “Kthesa e Shydenicës” në Bajram Curri, makina e tyre ka rrëshqitur drejt humnerës.

Më tej ajo falenderon punonjësit e policisë si edhe personelin e urgjencës në spitalin e Tropojës që iu janë gjendur në ndihmë në këtë aksident.

Postimi i plotë i Pranvera Vatocit: 

“Miq! Sikunder dhe mediat kanë informuar me dt.27 janar 2019 në hyrje të qytetit Bajram Curri për shkak të motit të akullt mikeshat e mia të nderuara Edita Tahiri dhe Eni Çobani pësuan me automjetin e tyre një rrëshqitje e cila në ç’do rast tjetër mund të shndërrohej në një ngjarje tragjike. Duke qenë dëshmitare pasi unë me miken time Rezarta Metaliaj nga automjeti i jonë pamë me sytë tonë automjetin tip “Audi Q5” drejtuar nga Eni Çobani teë rrëshqasë në humnere tek “Kthesa e Shydenicës”…! Përveç mrekullisë që bëri Zoti duke shmangur fatalitetin arsyeja e kapërcimit të këtij rasti pa pasoja është intervenimi i grupit ë gatshëm të Komisariatit të Policisë së Tropojës. Si heronj të vërtetë profesionalistë dhe humanistë të pashembullt punonjësit e policisë Esat Sinani, Kastriot Ponari dhe Alfred Metaliaj bënë të mundur nxjerrjen nga makina e humnera si dhe transportin e zonjave Tahiri e Çobani drejt Spitalit Bashkiak Tropojë. I njëjti përkushtim e profesionalizëm na priti dhe nga personeli i urgjencës. Duke falënderuar sërish Zotin që ndihmoi miket e mia po ashtu falënderoj këdo që na u gjend pranë me mirësinë e përkujdesjen shembullore”, shkruan Vatoci.

(f.g/dosja.al)

 

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne bajram curri edita tahiri eni cobani policia e shtetit pranvera vatoci aksident ne bajram curri edita tahiri eni cobani policia e shtetit pranvera vatoci

Sondazh

Poll