Bota

“Sa herë ke negociuar me Putin, a e ndale?”,kryeministri polak akuza të rënda ndaj Macronit

4 Prill 2022, 11:24 Nga DOSJA
“Sa herë ke negociuar me Putin, a e ndale?”,kryeministri polak

POLONI- Polonia ka kërkuar një përgjigje të ashpër ndërkombëtare ndaj provave të krimeve të luftës të kryera nga Rusia kundër civilëve në Ukrainë ku kryeministri Mateusz Morawiecki thotë se ato përbëjnë gjenocid dhe ka bërë thirrje për një komision ndërkombëtar për t’i hetuar ato.

Sipas mediave të huaja, Morawiecki kritikoi drejtpërdrejt presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz.

“President Macron, sa herë keni negociuar me Putinin? Çfarë keni arritur? A e ndaluat ndonjë nga këto veprime? Ju nuk negocioni me kriminelët, ju i luftoni ata. Askush nuk negocioi me Hitlerin. A do të negocionit me Hitlerin, me Stalinin, me Pol Potin?” pyeti ai.

Ndërkohë disa komente i kishte edhe për kancelarin gjerman Scholz të cilit i kërkoi që të ashpërsojë sanksionet ndaj oligarkëve rusë.

Kancelar Scholz, Olaf. Nuk janë zërat e bizneseve gjermane, miliarderëve, ata që po ju pengojnë nga aksioni, që duhet të dëgjohen sot në Berlin. Janë zërat e grave dhe fëmijëve të pafajshëm, zërat e njerëzve të vrarë që duhet të dëgjohen nga të gjithë gjermanët dhe politikanët gjermanë”, tha Morawiecki.

Përveçse iu drejtua Macron dhe Scholz, kryeministri kritikoi gjithashtu ish-kancelaren gjermane Angela Merkelin për “heshtje që nga fillimi i luftës” pavarësisht faktit se Rusia ishte në gjendje të ndërtonte ushtrinë e saj për shkak të politikës gjermane të energjisë që ajo mbikëqyrte.

Dhe ende sot, Gjermania është frena kryesore për sanksionet shumë të forta”, tha Morawiecki.

Në një deklaratë, Morawiecki tha se zbulimi i fundit i varreve masive në Bucha dhe qytete të tjera jashtë Kievit tregon për krime që “duhen quajtur akte gjenocidi dhe të trajtohen si të tilla”. Krahas thirrjes që përgjegjësit të ndëshkohen, kryeministri polak i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të konfiskojë asetet ruse në bankat perëndimore dhe të “shkëputë të gjitha marrëdhëniet tregtare me Rusinë pa vonesë”.

Që në ditët më të hershme të pushtimit rus, udhëheqësit polakë kanë akuzuar Kremlinin për kryerjen e krimeve të luftës. Më 2 mars, Presidenti Andrzej Duda tha se veprimet ruse “mbartin shenjat dalluese të gjenocidit”. Polonia, e cila ka qenë vendndodhja kryesore për ata që ikin nga Ukraina, ka ndihmuar gjithashtu kryeprokurorin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC) të mbledhë dëshmitë e dëshmitarëve nga refugjatët si pjesë e një hetimi për krimet e luftës.

LAJMI KRYESOR: 40 ditë luftë! Ushtria zhvendoset në Donbas. Masakra në Bucha, Rusia: E kurdisi SHBA & NATO

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota emmanuel macron lufta ukraine-rusi mateusz morawiecki emmanuel macron lufta ukraine-rusi mateusz morawiecki

Sondazh

Poll