Bota

Zgjedhjet në Serbi: Ky është rezultati i shqiptarëve dhe i partive të tjera

4 Prill 2022, 06:15 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Serbi: Ky është rezultati i shqiptarëve dhe i

Sipas rezultateve nga numërimi i më shumë se i dy të tretës së votave të zgjedhjeve parlamentare, Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës ka marrë 0.3 për qind, ndërsa Alternativa Demokratike Shqiptare ka marrë 0.1 për qind. Shumicën e votave i ka marrë partia e Vuçiqit.

Në Serbi, sot është votuar për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, zgjedhjet e rregullta presidenciale dhe zgjedhjet lokale në 14 qytete, përfshirë Beogradin. Sipas të dhënave të Qendrës për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSID), janë numëruar 77,1 për qind e votave në Serbi.

Partia Progresive Serbe, që e udhëheq presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka fituar 43.1 për qind, ndërsa pas tyre është lista e Serbisë të Bashkuar për Fitore, me 13.2 për qind. Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës ka marrë 0.3 për qind, e Alternativa Demokratike Shqiptare mori 0.1 për qind të votave.

Më herët u raportua se prijësi i koalicionit të Shqiptarëve të Luginës, Shaip Kamberi, pritet të jetë edhe njëherë deputet në Parlamentin e Serbisë.

Ndërsa, sipas këtyre rezultateve të cilat i transmeton Danas, nga partitë e pakicave të tjera në Serbi, Aleanca e Hungarezëve të Vojvodinës ka marrë 1,6 për qind; Partia e Drejtësisë dhe Pajtimit – një për qind; “Së bashku për Vojvodinën” 0,7 për qind; SDA Sanxhaku 0,5.

Marrë nga Express.

LAJMI KRYESOR\ Zgjedhjet në Serbi/Vuçiç sërish president, SNS fiton 48 mandate, shqiptarët kapin 1 deputet

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni zgjedhjet në serbi zgjedhjet në serbi

Sondazh

Poll

Bota 4 Prill 2022, 07:36

Gjermania i kërkon BE-së ndalimin e gazit rus

GJERMANI-Ministrja gjermane e mbrojtjes Christine Lambrecht, tha se BE-ja duhet të diskutojë ndalimin e importit të gazit rus pasi forcat ruse u akuzuan për kry...