Bota

Rusia sot hap korridore humanitare në Mariupol me iniciativën e Turqisë

4 Prill 2022, 10:34 Nga DOSJA
Rusia sot hap korridore humanitare në Mariupol me iniciativën e

RUSI- Autoritetet ruse kanë njoftuar se sot, do të hapen korridoret e reja humanitare për evakuimin e sigurt të civilëve, nga iniciativa e Turqisë. Gjenerali-kolonel rus Mikhail Mizintsev, njoftoi se korridoret humanitare do të hapen sot nga ora 18:00 i pasdites, dhe se do të hapen çdo ditë nga ora 10 i mëngjesit, në Kharkiv dhe Mariupol. Sipas AA.com.tr gjithashtu dhe se vendi i tij po kryen punë sistematike dhe të koordinuar për çështjen e evakuimit të civilëve dhe qytetarëve të huaj nga zonat e konfliktit.

“Në përputhje me kërkesën e Presidentit të Republikës së Turqisë drejtuar Presidentit rus Vladimir Putin, u mor vendimi për të ofruar ndihmë të plotë në evakuimin e qytetarëve huaj të mbajtur peng nga militantët e mbetur të batalioneve nacionaliste, në zona të caktuara të Mariupolit”, tha Mizintsev.

Lufta ruse kundër Ukrainës, e cila filloi më 24 shkurt, është pritur me zemërim ndërkombëtar, nga Bashkimi Evropian, SHBA dhe Britaninë e Madhe, ndër të tjera, që zbatojnë sanksione të ashpra financiare ndaj Moskës.

LAJMI KRYESOR: 40 ditë luftë! Ushtria zhvendoset në Donbas. Masakra në Bucha, Rusia: E kurdisi SHBA & NATO

(d.d/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi mikhail mizintsev pija e vladimir putin lufta ukraine-rusi mikhail mizintsev pija e vladimir putin

Sondazh

Poll