Bota

VIDEO/ Skena paniku, shembet muri në aeroportin e Palermos nga moti i keq

4 Prill 2022, 10:04 Nga DOSJA
VIDEO/ Skena paniku, shembet muri në aeroportin e Palermos nga moti i keq

ITALI- Për shkak të motit të keq dhe erërave të forta një pjesë muri është shëmbur në areoportin e Palermos. Erërat e forta kanë shkaktuar edhe pezullimin e gjashtë fluturimeve në aeroportet e tjera. Në një video të shpërndarë nga Tgcom duken pasagjerët e frikësuar teksa ulerasin në momentin e shembjes së murit prej llamarine.

Moti i keq ka shembur pjesërisht edhe një ndërtesë në via Ximenes, në rrethin Borgo Vecchio. Zjarrfikësit po gërmojnë për të parë nëse ka njerëz, megjithëse për momentin duket se e përjashtojnë këtë hipotezë. Sipas mediave italiane dëme regjistrohen edhe në krahinë. Në autostradën Palermo Catania, tre pemë u shembën për shkak të rrëkeve, njëra prej të cilave përfundoi në korsinë e kryqëzimit A19, midis kryqëzimit Palermo Giafar dhe Villabate, drejt Catania. Pema e madhe pengoi të gjithë rrugën. Një tjetër pemë e madhe ka rënë në rrugën Oreto.

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota moti i keq ne palermo moti i keq ne palermo

Sondazh

Poll

Bota 4 Prill 2022, 07:36

Gjermania i kërkon BE-së ndalimin e gazit rus

GJERMANI-Ministrja gjermane e mbrojtjes Christine Lambrecht, tha se BE-ja duhet të diskutojë ndalimin e importit të gazit rus pasi forcat ruse u akuzuan për kry...