Bota

Ishin nisur për punë! EMRAT e dy vëllezërze shqiptarë që humbën jetën në Itali (FOTO)

4 Prill 2022, 09:27 Nga DOSJA
Ishin nisur për punë! EMRAT e dy vëllezërze shqiptarë

ITALI- Zbulohen emrat e dy vëllezërve shqiptarë që humbën jetën gjatë një aksidenti në zonën e Chessa në Arcile. Sipas medias italiane Il Tirreno, dy vëllezërit Aklen Myftarago 38-vjeç, dhe Mersin Myftarago 44-vjeç jetonin në Arcile, dhe teksa shkonin në punë së bashku bën aksident me makinë në orë 6:30 me datë 2 Prill.

Mersini ishte i martuar dhe la pas tre fëmijë, ndërsa i ndjeri Aklen ishte baba i dy fëmijëve dhe ishte në pritje për tu bërë baba për herë të tretë në fund të majit.

Ata u përplasën me një tjetër makinë që drejtohej po nga një tjetër shqiptar, 28-vjeç, i cili mbeti i plagosur. Mediat italiane shkruajnë se nga përplasja e fortë, një prej viktimave përfundoi jashtë mjetit.

Për ngjarjen e rëndë reagoi edhe kreu i komunës së Campagnatico. Ai tha se do të bënte gjithçka për t’u ardhur në ndihmë dy familjeve të viktimave.

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota itali vdesin vellezerit shqiptar ne itali itali vdesin vellezerit shqiptar ne itali

Sondazh

Poll

Bota 4 Prill 2022, 07:36

Gjermania i kërkon BE-së ndalimin e gazit rus

GJERMANI-Ministrja gjermane e mbrojtjes Christine Lambrecht, tha se BE-ja duhet të diskutojë ndalimin e importit të gazit rus pasi forcat ruse u akuzuan për kry...