Politike

Nuk e dekretoi, Gjinushi zbulon SMS-në që i ka dërguar Metës: S’e prisja vendimin e sotëm, është dramatik

12 Korrik 2019, 18:55 Nga DOSJA
Nuk e dekretoi, Gjinushi zbulon SMS-në që i ka dërguar

TIRANË– Kryetari i zgjedhur i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi i ftuar në “Repolitix” tregoi bisedat me presidentin Ilir Meta.

Sipas Gjinushit, ai nuk ka pasur asnjë dijeni lidhur me mosdekretimin e tij nga presidenti Meta pasi kishte folur me të më parë duke e paralajmëruar që të mos e bënte.

“I kam dhënë mos e ço baltën e politikës tek Akademia e Shkencave. Ia kam çuar edhe për mesazhe. E kisha të papritur vendimmarrjen e sotme. Ky është një veprim dramatik, jo për mua por shtetin ligjor. Emërimi është formal. Ia kam thënë Metës, që Kushtetutën e kemi shkruar vetë” tha ai.

Presidenti Ilir Meta nuk emëron Skënder Gjinushin në krye të Akademisë së Shkencave. Me anë të një dekreti presidencial, presidenti zbulon se Gjinushi ishte kryetar Partie kur u zgjodh në krye të ASH.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta skender gjinushi zgjedhjet ne akademine e shkencave ilir meta skender gjinushi zgjedhjet ne akademine e shkencave

Sondazh

Poll