Politike

PS shkarkon Presidentin, fotografi tregon emrin zëvendësuesit: Meta dëshiron t’ia lërë postin një zonje

12 Korrik 2019, 18:29 Nga DOSJA
PS shkarkon Presidentin, fotografi tregon emrin zëvendësuesit: Meta

TIRANË– Teksa maxhoranca ka nisur procedurat për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, në rrjet kanë nisur hamendësimet për zëvëndësuesin e tij. 

Fotografi Agim Rama shkruan se presidenti Ilir Meta do të donte që të pasohej nga një zonjë, e cila sipas tij është ish-ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli.

Do të ishte në nderin e PS0së që në karriken e presidentit të ardhshëm të ulej një zonjë si Mimi Kodheli, ish-ministre e Mbrojtjes. Ka nevojë ky dikaster së fundi që të jetë nga gjinia femërore. Mbase dhe Meta e dëshiron t’ja lërë postin një zonje,”-shkruan Rama.

Postimi: 

 

Shkarkimi i Metës: 

Gjatë muajve të fundit ka pasur një përplasje e cila vijon ende mes Presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama. Pasi opozita nuk njohu zgjedhjet e 30 qershorit dhe vijonin protestat, Meta nxori një datë të re për zgjedhjet, 13 tetorin. Për dekretin e parë të anulimit të datës së zgjedhjeve, Presidentit nuk iu bind KQZ-ja dhe Kolegji Zgjedhor e rrëzoi.  Vendi u fut në zgjedhje.  Nga ana tjetër Rama shfaqet i vendosur se zgjedhjet e vetme ishin më 30 qershor.  Njëkohësisht nga ana e socialistëve ka nisur edhe procedura për shkarkimin e Metës. Disa ditë më parë u ngrit edhe Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit. Rama e quan Metën armik të Kushtetutës.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike agim rama ilir meta mimi kodheli ps shkarkon metën agim rama ilir meta mimi kodheli ps shkarkon metën

Sondazh

Poll