Politike

Zanafilla e Dushkut, Myslim Murrizi hakmerret ndaj Metës, zbulohet arsyeja pse kërkon shkarkimin e tij

12 Korrik 2019, 15:31 Nga DOSJA
Zanafilla e Dushkut, Myslim Murrizi hakmerret ndaj Metës, zbulohet arsyeja

TIRANË- Deputeti i përjashtuar nga PD-ja, Myslim Murrizi ka sqaruar të gjitha arsyet se përse e kërkon shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Murrizi shkruan se ajo që e ngacmoi për të bërë shpjegimin ishte shkrimi i gazetës “Tema” për vitin 2001, ku Meta cilësohej si personi që kishte marrë votat e Dushkut në mënyrë të padrejtë.

“Dushkun me 10 deputetë e organizoi kryeministri Meta, nën llogaritë e Kaç Islamit dhe nën mbikqyrjen e policisë, SHIK-ut dhe gjithë fundërrinave të asaj kohe. Qëllimi ishte i qartë, Meta merrte PS-në, Nano bëhej president,”-shkruan Meta.

Postimi i plotë:

Ngjarja e Dushkut njihet si një precedentë i rrallë për zgjedhjet në shqipëri. E majta në atë kohë për shkak dhe të sistemtit zgjedhor, që ka qenë me dy raunde, arriti që vetëm në këtë zonë të arrinte të merrte 12 deputetë.

Zgjedhjet e vitit 2001 u vendosën në Dushk, komunë në Lushnje, në mazhoritar socialistët i fituan të gjitha zonat zgjedhore. Konkretisht siguruan mandate Haxhiu, Koreshi, Malo, Dade, Koci, Çaci, Bufi, Xhindi, Klosi, Bilani, Prifti dhe Islami.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta myslim murrizi ps shkarkon metën ilir meta myslim murrizi ps shkarkon metën

Sondazh

Poll