Politike

“U dorëzua para gjykatës”, Malltezi ‘kërcënon’ Ballën: Të keshilloj mos ta përmendesh shumë

12 Korrik 2019, 17:26 Nga DOSJA
“U dorëzua para gjykatës”, Malltezi

TIRANË- Jamarbër Malltezi i është përgjigjur Taulant Ballës, pasi ky i fundit tha se kishte fituar gjyqin. Në një reagim në Facevook, zyrtari i PD shkruan se Balla nuk ka fituar asnjë gjyq.

Ai këshillon dhe kreun e Grupi të PS që të mos ta përmend shumë çështjen, se është shumë e madhe radha e atyre që mund t’i japin një mësim të mirë.

POSTIMI I PLOTË

Tualet, nuk desha te ta tund ne hunde kete punen e vendimit per keqardhje, po ti je si Shaban Qosja. Ti ske fituar asnje gjyq. Pasi refuzove 2000 euro, pranove 3000 euro, si cmim per mesimin qe me detyrove te te jap ne aeroport. Te keshilloj mos ta permendesh shume se ti e di mire sa e gjate eshte rradha e atyre qe pa i detyruar ti, jane gati te te japin nje mesim me te mire, pavaresisht nga cmimi.

Balla sot në një reagim në Facebook shkruan se ai kishte fituar gjyqin ndaj Malltezit dhe ky i fundit i detyrohej të paguante 3 mijë euro. Balla shprehej më tej se të gjitha lekët do të shkonin për fondin e edukimit, për të ndërtuar kopshte dhe shkolla.

Kujtojmë se në 25 qershor të vitit 2016, kryetari i grupit të PS dhe dhëndri i ish-kryeministrit Berisha u konfliktuan në Romë, ndërsa më pas Taulant Balla e kallëzoi. Pas kësaj ata kanë shkëmbyer akuza dhe kundër akuza me njëri-tjetrin, ku janë përballur dhe në Gjykatë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike balla fiton gjyqin fondi i edukimit jamarbër malltezi taulant balla balla fiton gjyqin fondi i edukimit jamarbër malltezi taulant balla

Sondazh

Poll