Politike

Balla fiton gjyqin me Malltezin: U vetëdorëzua para gjykatës, lekët shkojnë për Fondin e Edukimit

12 Korrik 2019, 15:47 Nga DOSJA
Balla fiton gjyqin me Malltezin: U vetëdorëzua para gjykatës,

TIRANË- Taulant Balla, kreu i Grupit të PS, ka treguar sot se ka arritur që të fitojë gjyqin kundër Jamarbër Malltezit. Balla shkruan se parat e fituara do të shkojnë për Fondin e Edukimit, që do të investohen në kopshte dhe çerdhe.

Berishët u vetë-dorëzuan para Gjykatës italiane, duke vetë-pranuar fajin dhe turpin e vet në një betejë juridike, ku isha i bindur për fitoren”, shkruan kreu i Grupit PS.

POSTIMI I PLOTË

Fondi për Edukimin, përmes të cilit do investojmë në kopshte dhe çerdhe, me të ardhurat që burojnë nga gjyqet me berishët, lulëzimat dhe artistat e PD u shtua sot me një “kontribut” të vlefshëm nga dhëndri i Sali Berishës prej 3000 Euro. Berishët u vetë-dorëzuan para Gjykatës italiane, duke vetë-pranuar fajin dhe turpin e vet në një betejë juridike, ku isha i bindur për fitoren.

Siç kam dhënë fjalën, e gjithë kjo shumë do të shkojë për një institucion para-shkollor në Librazhd. Në ditët në vijim ky çek do t’i kalojë fëmijëve të komunitetit të nderuar rom në Librazhd. Vazhdoni të bëheni për turp në sytë e njerëzve, sepse ne kemi gjetur tashmë instrumentin si ta bëjmë të dobishëm Lulin, Saliun dhe artistat e PD?✌Shpifjet, që më pas frymëzojnë dhunën dhe molotovët, janë fundi i asaj çfarë ka mbetur nga PD.

Kujtojmë se në 25 qershor të vitit 2016, kryetari i grupit të PS dhe dhëndri i ish-kryeministrit Berisha u konfliktuan në Romë, ndërsa më pas Taulant Balla e kallëzoi. Pas kësaj ata kanë shkëmbyer akuza dhe kundër akuza me njëri-tjetrin, ku janë përballur dhe në Gjykatë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike balla fiton gjyqin fondi i edukimit jamarbër malltezi taulant balla balla fiton gjyqin fondi i edukimit jamarbër malltezi taulant balla

Sondazh

Poll