Politike

Basha: Duhet të ndryshohet urgjent kjo qeveri, beteja jonë vazhdon

12 Korrik 2019, 12:08 Nga DOSJA
Basha: Duhet të ndryshohet urgjent kjo qeveri, beteja jonë vazhdon

Tiranë- Pas mbledhjes me kryesinë e PD-së, Lulzim Basha deklaroi se duhet të ndryshohet urgjent kjo qeveri e korruptuar. Ai theksoi se do të vazhdojë aksioni opozitar me protestat.

“Janë qytetarët ata që do të vendosin me votën e tyre për qeverinë që meritojnë. Mbetet dhënia fund i qeverisë korruptive. DASH e cilësoi dje qeverinë më të korruptuar të Europës. Nga Ponzan Rama doli pas asnjë fond. Duhet të ndryshohet urgjent kjo qeveri e korruptuar. Aksioni opozita siç ka vazhduar do të vazhdojë. Beteja jonë çdo të jetë deri në fund dhe do të bëjmë çdo sakrificë”, u shpreh Basha.

Vijon kriza politike. Gjatë muajve të fundit ka pasur një përplasje e cila vijon ende mes Presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama. Pasi opozita nuk njohu zgjedhjet e 30 qershorit dhe vijonin protestat, Meta nxori një datë të re për zgjedhjet, 13 tetorin. Nga ana tjetër Rama shfaqet i vendosur se zgjedhjet e vetme ishin më 30 qershor. Njëkohësisht nga ana e socialistëve ka nisur edhe procedura për shkarkimin e Metës. Disa ditë më parë u ngrit edhe Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit. Rama e quan Metën armik të Kushtetutës.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama kriza politike lulzim basha edi rama kriza politike lulzim basha

Sondazh

Poll