Bota

Gjermania i kërkon BE-së ndalimin e gazit rus

4 Prill 2022, 07:36 Nga DOSJA
Gjermania i kërkon BE-së ndalimin e gazit rus

GJERMANI-Ministrja gjermane e mbrojtjes Christine Lambrecht, tha se BE-ja duhet të diskutojë ndalimin e importit të gazit rus pasi forcat ruse u akuzuan për kryerjen e mizorive pranë Kievit. “Duhet të ketë një përgjigje, krime të tilla nuk duhet të mbeten pa përgjigje”, tha Lambrecht.

Komentet shënojnë një ndryshim të rëndësishëm në përgjigjen e Gjermanisë ndaj thirrjeve për ndalimin e importeve ruse të energjisë, pasi kishte thënë më parë se sanksione të tilla do të ishin shumë të dëmshme për ekonominë e saj. Sipas Sky News Rusia furnizon 40% të nevojave të gazit të Evropës.

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha vonë të dielën se aleatët perëndimorë do të bien dakord për sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë në ditët në vijim.

LAJMI KRYESOR: 40 ditë luftë! Ushtria zhvendoset në Donbas. Masakra në Bucha, Rusia: E kurdisi SHBA & NATO

(d.d/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota be christine lambrecht gjermani lufta ukraine-rusi be christine lambrecht gjermani lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 4 Prill 2022, 06:10

Liderja e Hong Kongut nuk synon mandat të dytë

Liderja e Hong Kongut, Carrie Lam, ka njoftuar se nuk synon mandat të dytë në zyrë, pas një udhëheqësie të diskutueshme, e cila është përcjellë me gërryerje të ...