Bota

Të shtëna me automatik në bare dhe restorante, vdesin 6 persona, 10 të plagosur në SHBA

4 Prill 2022, 05:44 Nga DOSJA
Të shtëna me automatik në bare dhe restorante, vdesin 6 persona,

SHBA– Gjashtë persona janë vrarë dhe 10 të tjerë janë plagosur nga të shtënat në qendër të Sakramentos, njoftoi policia e kryeqytetit të shtetit të Kalifornisë. Njerëzit u larguan nëpër rrugë pasi të shtënat me automatikë shpërthyen në një zonë të mbushur me restorante dhe bare. Oficerët e policisë mbyllën zonën pas të shtënave në orët e para të së dielës.

Ata i kërkuan publikut që të paraqesë çdo informacion që mund të ndihmojë në identifikimin e të dyshuarve.

Shefja e policisë së Sakramentos, Katherine Lester u tha gazetarëve se të shtënat ishin dëgjuar nga oficerët pranë një turme shumë të madhe njerëzish.

“Kjo është një situatë vërtet tragjike”, tha ajo.

Policia tha se zona ku ndodhën të shtënat tashmë është siguruar.

“Ishte thjesht e tmerrshme”, tha një dëshmitar. ‘Sapo u ngjita lart pash një skenë kaotike, polici kudo, viktima me gjak në të gjithë trupin e tyre, njerëz që bërtisnin, që qanin duke ikur. Nënat duke qarë dhe duke u përpjekur të identifikojnë fëmijët e tyre”, tha ai.

Zona ku kanë ndodhur të shtënat të çon në ‘Golden One Center’, qendra sportive ku ekipi i basketbollit Sakramento Kings zhvillon ndeshjet.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota shba sulm ne shba shba sulm ne shba

Sondazh

Poll

Bota 3 Prill 2022, 18:01

Koha e rregullt, mbyllet votimi në Serbi

SERBI- Votimi në Serbi për zgjedhjet e përgjithshme në vend është mbyllur sipas kohës së rregullt që është vendosur. Por sipas Blic qytetarët serb që kanë qenë ...