Bota

Liderja e Hong Kongut nuk synon mandat të dytë

4 Prill 2022, 06:10 Nga DOSJA
Liderja e Hong Kongut nuk synon mandat të dytë

Liderja e Hong Kongut, Carrie Lam, ka njoftuar se nuk synon mandat të dytë në zyrë, pas një udhëheqësie të diskutueshme, e cila është përcjellë me gërryerje të shumë lirive civile.

Si shefe ekzekutive, Lam ka mbikëqyrur një fazë turbulente, pasi është vërejtur ndikim më i madh i Kinës në Hong Kong, pas protestave masive të vitit 2019. Lam, 64-vjeçare, ka qenë zgjedhje e Pekinit për të fituar mandatin më 2017. Të hënën ajo u ka thënë gazetarëve se ka prioritet familjen.

“Kam konsideruar vetëm një gjë, dhe ajo është familja. I kam thënë secilit se familja është prioritet im i parë. Ajo mendon se është koha që të kthehem në shtëpi”,- ka thënë Lam.

Ish-sekretari i Hong Kongut, John Lee, pritet të zëvendësojë udhëheqësen aktuale. Liderët e qytetit selektohen nga një komitet i vogël, dhe pothuajse të gjithë pjesëtarët janë besnikë të Pekinit.

Hong Kongu është pjesë e Kinës, mirëpo funksionon sipas organizimit “një shtet, dy sisteme”, çka nënkupton se ky qytet ka sistemin e vet ligjor.

Shumë persona në Hong Kong, ashtu sikurse edhe grupe për të drejta të njeriut në demokracitë perëndimore, kanë akuzuar Pekinin për shkatërrim të lirive dhe autonomisë së këtij qyteti në vitet e fundit.

Marrë nga REL.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota carrie lam carrie lam

Sondazh

Poll

Bota 3 Prill 2022, 18:01

Koha e rregullt, mbyllet votimi në Serbi

SERBI- Votimi në Serbi për zgjedhjet e përgjithshme në vend është mbyllur sipas kohës së rregullt që është vendosur. Por sipas Blic qytetarët serb që kanë qenë ...