Bota

VD/ ‘Grammy 2022’, fjalimi i Zelenskyy: Plotësoni heshtjen e ‘varrit’ me muzikën tuaj

4 Prill 2022, 05:25 Nga DOSJA
VD/ ‘Grammy 2022’, fjalimi i Zelenskyy: Plotësoni heshtjen e

UKRAINË“Luftë. Çfarë mund të jetë më e kundërta me muzikën?” pyeti Volodymyr Zelenskyy gjatë “paraqitjes” së tij përmes videos në ndarjen e çmimeve Grammy. Me një zë të ngjirur, presidenti ukrainas i shpjegoi audiencës se si lufta sjell heshtjen e vdekjes dhe se si muzika mund të ndihmojë në rivendosjen e paqes.

Sipas Deadline, videoja është regjistruar në një strehë dy ditë më parë. “Muzikantët tanë veshin parzmore në vend të smokingëve. Ata u këndojnë të plagosurve. Në spitale. Edhe për ata që nuk mund t’i dëgjojnë. Por muzika përshkon gjithçka. Ne po mbrojmë lirinë tonë për të jetuar, për të dashur, për t’u dëgjuar,” tha Zelenskyy në fjalimin e tij prekës.

Ai shtoi: “Në vendin tonë ne po luftojmë Rusinë, e cila po sjell një heshtje të tmerrshme me bombat e saj. Heshtje varri. Plotësoni heshtjen me muzikën tuaj. Plotësoni atë sot për të treguar historinë tonë. Na përkrahni në çdo mënyrë që mundeni. Me këdo por jo me heshtje. Dhe paqja do të vijë.”

Here is Ukrainian President Volodymyr Zelenskyy’s pre-taped speech at the #Grammys, introducing a performance for Ukraine from John Legend: “Our musicians ëear body armor instead of tuxedos. They sing to the ëounded in hospitals.” https://t.co/rjX2S54hkr pic.tëitter.com/43fcZTrjQK

— Variety (@Variety) April 4, 2022

Zelensky e mbylli fjalimin e tij me një listë me emra të qyteteve të Ukrainës dhe frazën: “Unë ëndërroj që ata të jetojnë të lirë. Të lirë si ju në skenën e Grammy-t”.

Shfaqja e videos me Volodymyr Zelensky u pasua nga një pjesë prekëse e John Legend, shoqëruar me fotografi të popullit ukrainas dhe recitimin e një poezie të një poeti të arratisur nga vendi pak ditë më parë.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota cmimet grammy lufta ukraine-rusi volodymyr zelenskyy cmimet grammy lufta ukraine-rusi volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll

Bota 3 Prill 2022, 18:01

Koha e rregullt, mbyllet votimi në Serbi

SERBI- Votimi në Serbi për zgjedhjet e përgjithshme në vend është mbyllur sipas kohës së rregullt që është vendosur. Por sipas Blic qytetarët serb që kanë qenë ...