Aktualitet

Dy shqiptarët kapen në fermën e kanabisit, lirohen pas 10 muajsh burg, Gjykata: Viktima

3 Prill 2022, 15:55 Nga DOSJA
Dy shqiptarët kapen në fermën e kanabisit, lirohen pas 10 muajsh

BRITANI E MADHE- Dy shqiptarë janë arrestuar pasi akuzohen se punonin në një fermë kanabisi, vlera e bimëve nëse përfundnte në treg do të kapte 400,000 £. Por u liruan shpejt pasi konsiderohen viktima të trafikimit të qenieve njerëzore.

Policia gjeti Alfred Dimon dhe Julien Beqaj të mbyllur në një njësi industriale, ku të dy pretenduan se po mbaheshin kundër vullnetit të tyre dhe ishin detyruar të punonin si “kopshtarë”. Ata u arrestuan dhe kaluan 10 muaj në burg në pritje të gjykimit.

Dimo, 43 vjeç dhe Beqaj, 20 vjeç, u akuzuan për prodhimin e kanabisit në njësinë në Muirhead, Lanarkshire, më 4 maj të vitit të kaluar por u liruan dhe i u deklaruan të pafajshëm në Gjykatën e Sherifit të Airdrie të martën.

Eddie Kelly, avokati i Dimos, tha: Klienti im është i kënaqur me këtë vendim për t’i dhënë fund procedurave dhe synon të kthehet në Shqipëri.

Marrë nga dailyrecord.co.uk

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet alfred dimon arrestohen shqiptaret ne angli julien beqaj alfred dimon arrestohen shqiptaret ne angli julien beqaj

Sondazh

Poll