Aktualitet

Moti i keq/ Rrezikohen jetë! Bie ‘mali’, bllokohet Rruga e Arbrit! Bora izolon Thethin

3 Prill 2022, 05:13 Nga DOSJA
Moti i keq/ Rrezikohen jetë! Bie ‘mali’, bllokohet Rruga e

TIRANË– Jemi në muajin prill, por në Veri të Shqipërisë dhe jo vetëm, ka reshje dëbore. Bulqiza është përfshirë nga reshje shiu dy ditët e fundit, ndërsa reshjet e dëborës kanë nisur në lartësinë 500 metra mbi nivelin e detit në qytet. Shumë fshatra të thella në njësisë administrative Martanesh, Zerqan, Ostren, Trebisht janë mbuluar nga dëbora.

Probleme ka pasur në linjat e transmetimit të tensionit të mesëm dhe atë të ulët në zonat e thella. Edhe në qarkun e Korçës paraqitet e njëjta situatë. Mësohet se zonat në lartësinë mbi 1 mijë metër mbi nivelin e detit janë zbardhur nga reshjet. Dëbora ka krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve. Reshje me intensitet më të larte ka pasur në aksin rrugor që lidh Boboshticën me Dardhën, ku trashësia ka shkuar në 10 cm. Vithkuqi, Shtylla e Voskopoja janë përfshirë nga reshjet e dëbirës gjithashtu.

Reshjet e dëborës që kanë rënë gjatë natës kanë bllokuar segmentin e Qafë Thores, që të çon drejt Thethit, duke ‘ngujuar’ edhe rreth 15 turistë.  Si pasojë e motit me reshje shiu e dëbore në rrugën e Arbrit është shembur një masiv dheu dhe gurësh duke e bërë këtë aks të pakalueshëm, por edhe duke rrezikuar frikshëm jetën e qytetarëve që qarkullojnë në këtë zonë.

Lëvizja e mjeteve në Urën e Shtrezës është bllokuar për shkak të shembjes së urës. Policia rrugore ka bllokuar qarkullimin me vendosjen e blloqeve të betonit në dy anet e urës. Për të bërë të mundur kalimin e qytetarëve dhe mjeteve, po diskutohet hapja e një bypassi te rruga e vjetër ndërkohë udhëtarët që duhet të përdorin këtë aks, duhet të shfrytëzojnë pikën e kalimit kufitar Shishtavec-Krushevë për të dalë më pas në rrugën Krusheve-Dragash-Morine-Kukës.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Reshjet e dëborës, bllokohen 4 fshatra në Skrapar

Shembet prej motit Ura e Shtrezës, bllokohet lëvizja e mjeteve, plani i ri për qarkullim

15 turistë bllokohen në zonën e Thethit, orteku i izolon në Qafë Thorë

Moti i paqëndrueshëm në Elbasan, ja në cilat segmente ka inerte

Rikthehen reshjet e dëborës në rrethin e Korçës, temperaturat shënojnë deri në -3°C

Aksident fatal në aksin Fushë Krujë-Tiranë, humb jetën 82-vjeçarja, plagosen dy të mitur

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll