Aktualitet

Gjendet një kafkë njeriu dhe eshtra në Fushë Kuqe, s’dihet kujt i përket, viktima mashkull

3 Prill 2022, 13:06 Nga DOSJA
Gjendet një kafkë njeriu dhe eshtra në Fushë Kuqe,

KURBIN– Një kafkë dhe eshtra njeriu janë gjetur pasditen e sotme në zonën e Fushë Kuqes në Kurbin. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se eshtrat janë zbuluar rastësisht nga banorët e zonës në rrugën e fshatit Adriatik, në një zonë të mbushur me pemë e shkurre,  të cilët më pas kanë njoftuar menjëherë Policinë e Shtetit. Uniformat blu dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa eshtrat janë dërguar në Institutin e Shëndetit Publik për t’u ekzaminuar e për të kuptuar se kujt i përkasin. Analizat laboratorike pritet të përcaktojnë edhe shkakun e vdekjes së viktimës.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 03.04.2022, rreth orës 13: 30, shërbimet e Policisë Kufitare Shëngjin kanë njoftuar Komisariatin e Policisë Kurbin, se në vendin e quajtur “Fushë Kuqe”, në një parcelë kanë konstatuar mbetje kockore si ato të njeriut. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, ndërsa mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për ekzaminime të mëtejshme.

Deri më tani nga burime të besueshme nga grupi hetimor, dyshohet se kemi të bëjmë me një viktimë të seksit mashkull, rreth 30-40 vjeç që mendohet se ka vdekur brenda 10 viteve të fundit. Kështu që Policia dhe Prokuroria e Kurbinit kanë kërkuar ndihmën e familjarëve të personave të zhdukur gjatë këtyre viteve për të krahasuar mostrat, e për të zbuluar më pas identitetin e personit që është gjetur sot. Megjithatë nuk ka ende ndonjë të dyshuar se kush mund të jetë viktima.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Ja kafka e njeriut e gjetur në Fushë Kuqe të Kurbinit

Shkurre e pemë/ Pamje nga vendi ku u gjetën eshtrat e njeriut në Kurbin

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet eshtrat ne kurbin kurbin eshtrat ne kurbin kurbin

Sondazh

Poll