Aktualitet

Ngacmuan seksualisht një grua, vihen në pranga 2 të rinjtë në Tiranë

3 Prill 2022, 13:19 Nga DOSJA
Ngacmuan seksualisht një grua, vihen në pranga 2 të rinjtë

TIRANË– Policia e Tiranës ka vendosur në pranga 6 persona si dhe ka proceduar penalisht 2 të tjerë, të akuzuar për vepra të ndryshme penale. Mes tyre, Policia ka bërë me dije se ka prangosur dy persona, të identifikuar me inicialet Sh. D., 37 vjeç dhe E. S., 32 vjeç, pasi akuzohen se kanë ngacmuar seksualisht një grua.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Vihen në pranga 6 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë, për vepra të ndyshme penale. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. M., 24 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë ndalimin me iniciativë të shtetasve Sh. D., 37 vjeç, dhe E. S., 32 vjeç, pasi dyshohet se kanë konsumuar veprën penale “Ngacmimi seksual” me një shtetase.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Q. K., 64 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin e tij, pa leje drejtimi. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Z. M., 54 vjeç, dhe F. B., 37 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet e tyre përkatëse, në gjendje të dehur.
—-
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 proceduan penalisht shtetasin N. N., 50 vjeç, për veprën penale “Kanosja”, pasi për motive të dobëta, ka kanosur shtetasen A. M., 44 vjeçe.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 proceduan penalisht shtetasin G. N., 40 vjeç, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi për motive të dobëta, ka goditur me grusht shtetasin R. S., 19 vjeç.
—–
Më datë 03.04.2022, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, persona edhe të paidentifikuar, kanë goditur me grusht shtetasit A. K., 33 vjeç, dhe E. K., 35 vjeç. Punohet për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll