Aktualitet

Ja kafka e njeriut e gjetur në Fushë Kuqe të Kurbinit

3 Prill 2022, 15:07 Nga DOSJA

KURBIN– Dalin pamjet nga kafka e njeriut e gjetur në Fushë Kuqe të Kurbinit. Syri.net ka nxjerrë foton e eshtrave të gjetura në zonën e Kurbinit, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet ndërsa pritet raporti nga Instituti i Mjekësisë Ligjore për identitetin e viktimës.

Deri më tani nga burime të besueshme nga grupi hetimor, dyshohet se kemi të bëjmë me një viktimë të seksit mashkull, rreth 30-40 vjeç që mendohet se ka vdekur brenda 10 viteve të fundit. Kështu që Policia dhe Prokuroria e Kurbinit kanë kërkuar ndihmën e familjarëve të personave të zhdukur gjatë këtyre viteve për të krahasuar mostrat, e për të zbuluar më pas identitetin e personit që është gjetur sot. Megjithatë nuk ka ende ndonjë të dyshuar se kush mund të jetë viktima.

LAJMI KRYESOR: Gjendet një kafkë njeriu dhe eshtra në Fushë Kuqe, s’dihet kujt i përket, viktima mashkull

(k.m.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet eshtrat ne kurbin eshtrat ne kurbin

Sondazh

Poll