Aktualitet

VIDEO/ Mjekuan Dumanin, ja vendimi i Gjykatës për 3 mjekët në Fier

3 Prill 2022, 10:19 Nga DOSJA
VIDEO/ Mjekuan Dumanin, ja vendimi i Gjykatës për 3 mjekët

ELBASAN– Kanë mbërritur sot paradite në ambientet e Gjykatës së Elbasanit mjekët e spitalit të Fierit që pak ditë më parë mjekuan Nuredin Dumanin në banesën ku ai fshihej.

Në seancën e sotme, Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar caktimin e masës arrest me burg për dy mjekët Ermal Gjeço dhe Julian Malaj, ndërkohë që për infermierin Bledar Bërdalli u caktua masa e sigurisë “arrest shtëpie”.


Të tre u vendosën në pranga nga Policia pas atentatit ndaj Nuredin Dumanit, të cilit i mjekuan plagën e marrë në shpinë, ndërkohë që para hetuesëve u shprehën se nuk e njihenin personazhin në fjalë, duke u justifikuar me betimin e Hipokratit.

“Bluzat e bardha” tre akuzohen se kanë kryer veprën penale “moskallëzim krimi”, pasi Dumani i dhanë ndihmën e parë mjekësore duke mos njoftuar Policinë më pas për vendndodhjen e tij.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet nuredin dumani bledar berdalli ermal gjeço julian malaj nuredin dumani arrestohet nuredin dumani bledar berdalli ermal gjeço julian malaj nuredin dumani

Sondazh

Poll