Bota

FOTOT- Kush VOTOI dhe me kë? Si shkuan drejt kutive të votimit politikantët serbë

3 Prill 2022, 10:04 Nga DOSJA
FOTOT- Kush VOTOI dhe me kë? Si shkuan drejt kutive të votimit

BEOGRAD– Sot në Serbi mbahen zgjedhjet në tre nivele – presidenciale, parlamentare dhe lokale. Shumica e politikanëve e kryen detyrën e tyre në orët e hershme të mëngjesit, pak pas hapjes së qendrave të votimit. Por ja me kë dolën për të votuar politikanët.

Presidenti i Serbisë dhe lideri i SNS-së, Aleksandër Vuçiç ka votuar mëngjesin e sotëm në qendrën e votimit 140 në Beogradin e Ri. Kryeministrja dhe funksionarja e Partisë Progresive Serbe, Ana Brnabiq, ka votuar mëngjesin e sotëm në vendvotimin numër 34 në Shkollën e Dizajnit, në komunën e Beogradit Savski Venac.

Brnabiq ka shkuar e vetme, por në qendrën e votimit ka mbërritur në të njëjtën kohë me kolegen e saj, ministren e Mbrojtjes së Mjedisit, Irena Vujovic. Në të njëjtin vend, pak pas tyre ka votuar edhe drejtori i Zyrës për Kosovën, Petar Petkoviç.

Kryetari i Kuvendit të Serbisë dhe lideri i Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Daçiç ka votuar mëngjesin e sotëm në zgjedhjet presidenciale, parlamentare dhe lokale. Daçiq ka qenë ndër të parët që ka kryer detyrën e tij qytetare në qendrën e votimit në bashkësinë lokale “Dedinje” në Savski Venac. Ai doli në votim i shoqëruar nga bashkëshortja dhe djali.

Kryetari i Partisë Socialdemokrate dhe bartësi i listës parlamentare, Boris Tadiç gjithashtu ka votuar, por vetëm, i pashoqëruar nga askush.

Marrë nga Blic.rs

LAJMI KRYESOR: Zgjedhjet në Serbi/Vuçiç garon kundër 8 kandidatëve,sondazhet:Fiton! Opozita merr Beogradin

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni zgjedhjet në serbi zgjedhjet në serbi

Sondazh

Poll

Bota 3 Prill 2022, 07:12

Hungarezët votojnë për zgjedhjet parlamentare

Hungarezët votojnë më 3 prill për zgjedhjet parlamentare, që paraqesin sfidën më të madhe për kryeministrin Viktor Orban në 12 vjetët e sundimit të tij.Për dall...