Politike

Meta refuzoi Gjinushin, flet për dosja.al Artan Fuga: Nuk është triumf por moment reflektimi

12 Korrik 2019, 10:13 Nga DOSJA
Meta refuzoi Gjinushin, flet për dosja.al Artan Fuga: Nuk është

TIRANË– Akademiku i njohur Artan Fuga, ka reguar për Dosja.al në lidhje me refuzimin e Presidentit për të dekretuar Skënder Gjinushin në krye të Akademisë së Shkencave.

Duhet ndërtuar shtet ligjor me çdo kusht. Zoti President në perputhje me ligjin totalisht”, tha Fuga.

Ju falenderoj për kohën që më keni vënë në dispozicion. Unë nuk dua asgjë për vete. Nuk e quaj triumf por moment reflektimi për një kërkim shkencor të bazuar në ligj, të reformuar tërësisht, për respekt të komunitetit të dijetarëve, për institucione demokratike”, shtoi ai, duke lënë të kuptohet se nuk ishte një luftë emrash apo personash.
Duke e konsideruar rikthim të ligjshmërisë në Akademinë e Shkencave, Fuga e sheh këtë si një mundësi që është dhënë për të rikthyer procesin e reformimit të Akademisë.

Keqardhje që ligjshmërinë e akademikëve duhet të na e vërë në vend Zoti President. E dhimbshme. Por, pa qejfmbetje, duhet ecur përpara për rithemelimin e Akademisë së Shkencave, kundër trafiqeve të interesit, privilegjeve, konfortit personal. Une jam vetëm një gur i vogël i një armate intelektualesh dhe universitaresh e kerkuesish shkencore të heshtur shqiptare që po mbledh forcat,”- vijoi më tej Akademiku.

Akademiku i njohur kishte deklaruar se, nëse presidenti do ta firmoste zgejdhjen e Skënder Gjinushit do të largohej nga Akademia e Shkencave.

Ditën e sotme, presidenti Ilir Meta refuzoi të dekretonte Skënder Gjinushin në krye të Akademisë së Shkenacave. Sipas Metës procesi i zgjedhjes së Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave ka qenë me probleme, dhe në momentin e zgjedhjes, Gjinushi ishte kryetar Partie. Gjinushi është zgjedhur kryetar i ASH më 24 maj, ndërkohë që largimi nga partia rezulton në datën 5 qershor, duke shkelur kështu ligjin për zgjedhjen e kryetarit të ASH.

Vetë Gjinushi u shpreh se vendimi i metës është një dekret nul.

(dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike artan fuga ilir meta meta s'dekreton gjinushin skender gjinushi artan fuga ilir meta meta s'dekreton gjinushin skender gjinushi

Sondazh

Poll