Bota

I kishte mbetur edhe 1 vit burg, mafiozi famëkeq arratiset nga burgu në New York

2 Prill 2022, 19:59 Nga DOSJA
I kishte mbetur edhe 1 vit burg, mafiozi famëkeq arratiset nga burgu

NEW YORK- Dominic Taddeo, një vrasës 64-vjeçar është arratisur nga burgu në New York, pasi ishte tranferuar në një institucion të sigurisë së mesme. Mediat shkruajnë se ngjarja ka ndodhur të hënën, ndërkohë që Taddeos i kishte mbetur vetëm një vit dënim për të kryer.

Më 28 mars Taddeo kishte marrë leje për një takim të autorizuar, por nuk u kthye më në institucionin ku po vuante dënimin dhe u shpall në kërkim. Kjo është hera e dytë që ndodh. Herën e parë, Taddeo u arratis në vitin 1987. Për dy vite ai qëndroi në arrati dhe më pas u prangos.

Ai është dënuar për vrasjet e tre njerëzve dhe dy tentative vrasjeje. Bëhet fjalë oër vrasjen e Nicholas Mastrodonato, Gerald Pelusio, e Dino Tortatice, ngjarje të ndodhura nga viti 1982 deri në 1983.

Ai gjithashtu kishte tentuar dy herë të vriste shefin e bandës mafioze Thomas Marotta. Marotta u qëllua nga Taddeo gjashtë herë në tentativën e parë dhe tre herë në tentativën e dytë, por mbijetoi.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota arratiset dominic taddeo dominic taddeo arratiset dominic taddeo dominic taddeo

Sondazh

Poll