Editorial

Malltezi thirrje publike Veliajt: Prish çibanin tek Parkut i Madh i Tiranës, por kujdes

12 Korrik 2019, 14:11 Nga DOSJA
Malltezi thirrje publike Veliajt: Prish çibanin tek Parkut i Madh i

TIRANË- Jamarbër Malltezi, ka reaguar pas prishjes së godinës para stadiumit “Arena Kombëtare”. Malltezi shprehet se ndërtesa që u shemb sot është ndërtuar pas dhënies së lejes nga Edi Rama, gjë të cilën e quan absurde.

Më tej ai i bën thirrje Veliajt që të shkojë dhe të prishë një godinë, që sipas tij ësthë e kundraligjshme tek hyrja e Parkut të Madh të Tiranës.

Prishe dhe ktheja ate park qytetareve qe te them une Faleminderit! Kjo pasi as punetoret e bashkise nuk guxojne te ujisin shkurret aty se banditi i Yllit te Partise ka zaptuar toke per lokal dhe parkim sipas qefit dhe zotrote SNUK!!!”, shton zyrtari i PD.

POSTIMI I PLOTË

Meqe po prish nje ndertese me leje ndertimi absurde nga edvin rama, dhe pasi e ke paguar sa frengu pulen permes shpronesimin per interes publik (gje te cilen nuk e pranon per hallexhinjte e Unazes se Madhe), eja te lutem dhe vepro me te njejtin standard dhe prish cibanin e kundraligjshem San Giovanni mu tek hyrja e Parkut te Madh te Tiranes!!! Prishe dhe ktheja ate park qytetareve qe te them une Faleminderit! Kjo pasi as punetoret e bashkise nuk guxojne te ujisin shkurret aty se banditi i Yllit te Partise ka zaptuar toke per lokal dhe parkim sipas qefit dhe zotrote SNUK!!! POR KUJDES: prishe per tia kthyer qytetareve (me shpronesim publik po deshe) jo prishe per te ndertuar qiellgervishtes 22 katesh sic ke bere planet e vjedhjes!!! E ben dot?

Ditën e sotme, Bashkia Tiranë dhe IKMT kanë shembur godinën tek Arena Kombëtare, stadium që po shkon drejtë përfundimit. Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, tha se kjo ndërtesë biznesi i ka marrë “frymën”, Arenës. Ndërkohë që pas shembjes së kësaj godine, Dosja.al ka mësuar se në këtë hapësirë është planifikuar të jetë parkim privat, që do t’u shërbejë të gjithë tifozëve që do të zgjedhin të shohin ndeshjet nga “Arena Kombëtare”.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

editorial editorial erion veliaj jamarbër malltezi prishet godina tek arena kombetare shëmbet ndërtesa te stadiumi erion veliaj jamarbër malltezi prishet godina tek arena kombetare shëmbet ndërtesa te stadiumi

Sondazh

Poll

Editorial 9 Korrik 2019, 14:01

ANALIZA- Kur përfundon mandati i Ramës

Sa më pranë krijimit të institucioneve më të rëndësishme të Drejtësisë, aq më shumë shtohen debatet për Reformën. Ndërsa Gjykata Kushtetuese është bllokuar nga ...

Editorial 5 Korrik 2019, 17:05

Ja si i mbyll gojën medias paketa anti-shpifje

TIRANË- Projektligji për Shpifjen që kaloi të mërkurën në Këshillin e Ministrave, nuk mund të ishte veçse një akt hakmarrjeje ndaj mediave online. J...

Editorial 1 Korrik 2019, 09:56

Çfarë po feston Edi Rama?

TIRANË- Teksa ka lënë pas këtë të dielë nervëshkatërruese Edi Rama ka shpallur më shumë se një arsye për të festuar. Ai ka arritur të realizojë votimet e 3...