Editorial

Qëlloi me armë në Burrel dhe krijoi panik, policia i gjen armën të fshehur në frigorifer

30 Qershor 2019, 11:24 Nga DOSJA
Qëlloi me armë në Burrel dhe krijoi panik, policia i gjen

BURREL- Policia ka arrestuar një 28-vjeçar, pasi ky i fundit në aksin Burrel-Klos rrugor ka qëlluar me armë në ajër duke krijuar panik. Sipas njoftimit të Policisë mësohet se sekuestrohen 2 gëzhoja pistolete, dhe gjatë kotrollit në banesë  gjeti të fshehur në frigorifer dhe armën e zjarrit Pistoletë “TT”, që dyshohet se autori ka qëlluar në ajër.

NJOFTIM I PLOTË

Qëllon me armë zjarri në ajër në orët e vona të natës në aksin rrugor  Burrel – Klos, me qëllim krijimin e panikut, por arrestohet në flagrancë nga Policia. Sekuestrohet arma e zjarrit Pistoletë “TT”, me të cilën dyshohet se autori ka qëlluar në ajër. Sekuestrohen 2 gëzhoja pistolete. Shërbimet e Policisë së Matit, pas marrjes së informacionit se në aksin rrugor Burrel -Klos ka të shtëna me armë zjarri, menjëherë kanë organizuar punën dhe falë reagimit në kohë si dhe informacioneve të marra në rrugë operative, kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit: F. Ll., 28 vjeç, lindur dhe banues ne fshatin Suc, Bashkia Klos. Arrestimi i tij u bë pasi më datë 29.06.2019, në orët e vona të mbrëmjes, në  aksin rrugor Burrel-Klos, në afërsi të fshatit Shoshaj, ka qëlluar dy herë në ajër me armë zjarri. Gjatë kontrollit të banesës, Policia gjeti të fshehur në frigorifer, armën e zjarrit Pistoletë “TT”, që dyshohet se autori ka qëlluar në ajër. Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë Mat, për hetime të mëtejshme.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

editorial editorial arrestohet 28 vjeçari policia burrel arrestohet 28 vjeçari policia burrel

Sondazh

Poll

Editorial 27 Qershor 2019, 14:02

ANALIZA- Pse opozita duhet ta refuzojë 13 tetorin?

Dekreti i Presidentit, juridikisht vetëm sa hodhi poshtë të gjitha arsyet e dekretit të dytë, atë të anulimit të zgjedhjeve.I anuloi zgjedhjet sepse gjysma e sh...