Editorial

Kompania amerikane nxjerr nga avioni gruan me ngjyrë: Mbulo pjesët e trupit (FOTO)

11 Korrik 2019, 07:05 Nga DOSJA

KINGSTON- Latisha, një grua me ngjyrë sëbashku me djalin e saj kishin rezervuar më 30 qershor një fluturim nga Kingston, Xhamajka, në Miami, Florida me linjën “American Airlines”, por diçka i ka penguar ata në fluturimin e tyre. Një nga punonjësit e kësaj linje ajrore i ka kërkuar Latishës të dilte nga avioni, dhe arsyeja për këtë përjashtim pavarësisht se gruaja i kishte të gjitha dokumentat në rregull, ishte vetëm ngjyra e lëkurës së saj që dilte më në pah me  rrobat që ajo mbante veshur.

Punonjësi i kishte kërkuar Latishës të dilte nga avioni dhe të mbështillej me një batanije në mënyrë që mos ekspozonte më trupin krahasuar me veshjen që mbante më parë. Në të vërtetë gruaja kishte një veshje mëse normale dhe nuk kishte ndonjë ndryshim nga gra të tjera të bardha që kishin veshur pantollona të kësaj gjatësie. Latisha thotë se pantollonat e saj mbulonin çdo gjë, por me sa duket ishin  shumë tërheqëse për të hyrë në aeroplan.

Në këtë situatë ka ndërhyrë edhe avokati i Latishës, Geoffrey Berg, i cili po mundohet të shqyrtojë situatën, lidhur me diskriminimin mes grave të bardha dhe atyre me ngjyrë.

Ndërkohë Rowe, një mjek familje në Houston, tha se djali i saj 8-vjeçar është shkatërruar nga situata që kaloi sëbashku me të ëmën. Ai nuk pushonte së qari  nën batanijen që nënës së tij i dhanë të mbulohej.

Zëdhënësi i “American Airlines” Shannon Gilson, tha se kompania po heton për ngjarjen.

“Ne ishim të shqetësuar për komentet e Dr. Rowe, dhe i kërkuam asaj dhe ekipit tonë në aeroportin e Kingston për të mbledhur më shumë informacion rreth asaj se çfarë ndodhi. Kërkojmë për Dr. Rowe dhe djalin e gruas  për përvojën e tyre sesi shkoi nga fillimi deri në fund udhëtimi i tyre. Ne jemi krenarë që u shërbejmë klientëve të të gjitha prejardhjeve dhe jemi të përkushtuar për të ofruar një eksperiencë pozitive dhe të sigurt udhëtimi për këdo që fluturon me ne “, tha Gilson në një deklaratë.

Avokati Berg  tha se “American Airlines” po merr masat e duhura që stafi i tyre të mos i trajtojë më njerëzit në këtë mënyrë,  në veçanti gratë me ngjyrë. Ai tha se Rowe, mjeku i familjes  po shqyrton një padi kundër linjës ajrore.

Gilson ka thënë për CNN se linja ajrore po planifikon të punësojë një oficer kryesor për përfshirjen dhe diversitetin, por nuk tha nëse kjo lëvizje ishte e lidhur me  incidentin e fundit.

Gjithsesi edhe pse punonjësit e “American Airlines” kishin marrë më parë trajnime kundër racizmit dhe mënyrës sesi të sillen me klientët, nuk i kushtuan vëmendje aspak dhe krijuan këtë incident aspak të këndshëm me Latishën dhe djalin e saj 8-vjeçar.

Marrë dhe përshtatur nga CNN

A.C.Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

editorial editorial american airlines diskriminimi i grave latisha row american airlines diskriminimi i grave latisha row

Sondazh

Poll

Editorial 9 Korrik 2019, 14:01

ANALIZA- Kur përfundon mandati i Ramës

Sa më pranë krijimit të institucioneve më të rëndësishme të Drejtësisë, aq më shumë shtohen debatet për Reformën. Ndërsa Gjykata Kushtetuese është bllokuar nga ...

Editorial 5 Korrik 2019, 17:05

Ja si i mbyll gojën medias paketa anti-shpifje

TIRANË- Projektligji për Shpifjen që kaloi të mërkurën në Këshillin e Ministrave, nuk mund të ishte veçse një akt hakmarrjeje ndaj mediave online. J...

Editorial 1 Korrik 2019, 09:56

Çfarë po feston Edi Rama?

TIRANË- Teksa ka lënë pas këtë të dielë nervëshkatërruese Edi Rama ka shpallur më shumë se një arsye për të festuar. Ai ka arritur të realizojë votimet e 3...