Aktualitet

PLAGOSJA në Lezhë/ DINAMIKA, sherri nisi në zyrë, përfundoi në rrugë, ku u strehua Marku?

2 Prill 2022, 10:31 Nga DOSJA
PLAGOSJA në Lezhë/ DINAMIKA, sherri nisi në zyrë,

TIRANË– Administratori i njësisë Kallmet në Lezhe Besnik Simoni dhe bashkëfshatari i tij Altin Marku debatuan ditën e djeshme gjatë gjithë kohës, deri në momentin e shkëmbimit të zjarrit. Ishte Marku ai i cili hyri në zyrën e Simonit por për shkak se kishte prani të njerëzve dhe administratës vendosi të largohej. Pa kaluar as 2 orë, Simoni dhe Marku u takuan në rrugën e fshatit, në afërsi të banesës së autorit. Të dy ata zbritën nga mjetet e tyre e më pas debatuan, duke agravuar deri në fyerje personale. 

Simoni dhe Marku kanë qëlluar në drejtim të njërit tjetrit ku edhe janë plagosur. Një person ndihmoi administratorin dhe e dërgoi në spital ndërsa Altin Marku i plagosur në krah u largua vetë. Ai u gjet i vetëm në shtëpinë e një të afërmi të tij që jeton jashtë vendit ku edhe u prangos nga policia që e dërgoi në spital.

LAJMI KRYESOR: Shkëmbim zjarri në Lezhë! Arrestohet kreu i njësisë Kallmet, Simoni & Marku qëlluan 19 herë

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet altin marku besnik simoni altin marku besnik simoni

Sondazh

Poll