Aktualitet

Vrau Bujar Çelën në shtator të 2020, Gjykata cakton arrest në burg për Nuredin Dumanin

2 Prill 2022, 08:39 Nga DOSJA
Vrau Bujar Çelën në shtator të 2020, Gjykata cakton arrest

TIRANË– Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Nuredin Dumanin i akuzuar për vrasjen e Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës, në 17 shtator 2020 në një lokal në Bradashesh. Masa iu komunikua ditën e sotme në ambientet e Spitalit të Traumës, aty ku po qëndron prej 3 ditësh.

Kjo ishte masa e tretë “arrest me burg” për 39-vjeçarin. Të premten SPAK ia komunikoi për vrajsen e vëllezërve Haxhiaj dhe Elbasani për ngjarjen e Papërit më 29 mars. Dje SPAK i komunikoi edhe masën për Anxhelo Avdiajn dhe Dorian Shkozën, vrasje e 2 marsit 2020 në Durrës. Dumani edhe në seancën e sotme nuk ka folur asnjë fjalë.

Nuredin Dumani u arrestua në Fier gjatë operacionit të zhvilluar nga RENEA. E gjitha ndodhi pas përfshirjes në një atentat të ndodhur pasditen e 30 marsit ndaj Talo Çelës, një prej emrave më të kërkuar nga drejtësia shqiptare. Dumani u plagos në shpatull gjatë përplasjes në Elbasan. Ai mori ndihmën e parë në spitalin e Fierit dhe aktualisht po transportohet drejt Tiranës nën masa të rrepta sigurie. Policia mori informacion se Dumani pas atentatit në Elbasan është larguar për në qytetin e Fierit dhe po fshihej në një bllok pallatesh në lagjen “Apollonia”. Dumani ka qenë i armatosur në momentin e arrestimit nga forcat speciale “RENEA”. Bashkë me të, ranë në pranga edhe 5 persona të tjerë të përfshirë, 2 mjekë, një infermier, e dashura e tij dhe një person shoqërues.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet nuredin dumani bujar çela nuredin dumani arrestohet nuredin dumani bujar çela nuredin dumani

Sondazh

Poll