Aktualitet

Masakra e 2 prillit! Berisha: S’votojmë emrat e Ramës për President, edhe në gjumë i dal

2 Prill 2022, 08:20 Nga DOSJA
Masakra e 2 prillit! Berisha: S’votojmë emrat e Ramës për

SHKODËR– Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme homazhe për Dëshmorët e Demokracisë së 2 Prillit në Shkodër. Berisha vendosi kurora me lule në memorialin e 4 protestuesve që u vranë. Deputetë të Partisë Demokratike, Ramadan Lika, Emilia Koliqi, Helidon Bushati, Zef Hila, Greta Bardeli si dhe Sali Berisha, kryen homazhe në Shkodër, në nderim të tyre, ndërsa për herë të parë janë krah kryetarit të ri të bashkisë Bardh Spahia.

Berisha pranoi para gazetarëve se nuk do të votojë asnjë propozim të kryeministrit Edi Rama për president. Ndërsa sa i përket bashkimit ndërmjet demokratëve tha se padyshim është koha që të bashkojmë forcat, ndërsa pohoi se ka komunikuar me deputetët e tjerë të grupit parlamentar, që më parë mbështesnin Bashën.

Çfarë ka ndodhur në 2 Prill 1991?

Më 2 prillit 1991 në qytetin e Shkodrës u vranë 4 dëshmorë të Demokracisë. Gjatë protestës masive, manifestuesit dogjën zyrat e Komitetit Qendror të PPSH-së në qytetin verior. Kjo ngjarje konsiderohet dhe si masakra e fundit e komunizmit në Shqipëri, ku mes turmës që protestonte u vranë me snajperë nga forcat e sigurimit, Bujar Bishanaku, Arben Broci, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

‘S’pranojmë emrat e PS për President’/ Berisha: Rama ngrihet llahtar nga gjumi prej meje

Berisha: Vota e lirë është e konfiskuar nga sistemi kriminal i patronazhistëve

Takohet me deputetët e PD të Shkodrës, Berisha: Sot nuk është hera e parë…

Homazhet e 2 prillit/ Spahia: Shkodra e dha provën që s’i përkulet regjimit

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike berisha ne shkode berisha ne shkoder masakra e 2 prillit 1991 sali berisha berisha ne shkode berisha ne shkoder masakra e 2 prillit 1991 sali berisha

Sondazh

Poll