Aktualitet

Akuzohet për ngacmim seksual ndaj nxënëses, lihet në burg drejtori i shkollës në Lushnje

2 Prill 2022, 09:55 Nga DOSJA
Akuzohet për ngacmim seksual ndaj nxënëses, lihet në burg

LUSHNJE– Rrahman Çela, drejtori i shkollës 9-vjeçare në Lushnje është lënë në burg, nën akuzën e ngacmimit seksual. Gjykata e Lushnjes ka dhënë ditën e sotme masën e arrestit me burg për drejtorin e shkollës në Lushnje, i cili akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një nxënëse 15-vjeçare.

Arrestimi i Çelës u bë gjatë ditës së djeshme, nga policia e Lushnjes, ndërkohë që vetë ai mësohet se i ka mohuar akuzat për ngacmimin e nxënëses. Çela i cili jepte edhe mësimin e një lënde, i ka thënë fjalë komplimentuese nxënëses 15 vjeçare të tilla si: “sa bukur je veshur sot”.

Vajza ka pretenduar se është ndjerë e ngacmuar prej tij dhe ka bërë kallëzim në polici.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet rrahman çela rrahman çela

Sondazh

Poll