Aktualitet

Dy raste në Korçë! Dhunohen nënat, djali 45-vjeçari i merr edhe paratë

2 Prill 2022, 09:46 Nga DOSJA
Dy raste në Korçë! Dhunohen nënat, djali 45-vjeçari

KORÇË– Dy raste të rënda kanë ndodhur së fundmi në dy familje në Korçë. Sipas policisë djali 45-vjeçar ka rrahur nënën e tij në shtëpi dhe më pas i ka marrë lekët. Bëhet fjalë për shumën prej 20.000 lekë. Një tjetër rast dhune po ndaj një nëne nga i biri është raportuar edhe në Maliq, ku 41-vjeçari ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij 67-vjeçare.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Het­imin e Krimeve në Ko­misariatin e Policisë Korçë, bënë arrest­imin në flagrancë për veprat penale “D­huna në familje” dhe “Vjedhja” të shteta­sit D. H., 45 vjeç, banues në Korçë, pasi në banesë ky shtet­as dyshohet se ka us­htruar dhunë fizike ndaj nënës së tij, shtetases N. N., 66 vjeçe dhe më pas i ka vjedhur shumën prej 20.000 lekë. Specialistët për Het­imin e Krimeve në Ko­misariatin e Policisë Maliq, bënë arrest­imin në flagrancë për veprën penale “D­huna në familje”, të shtetasit R. M., 41 vjeç, banues në fsh­atin Vashtëmi, Maliq, pasi në banesë ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë fi­zike ndaj nënës së tij shtetases P. C., 67 vjeçe.

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet dhune ndaj nenes korce dhune ndaj nenes korce

Sondazh

Poll