Aktualitet

DETAJE/ Simoni dhe Marku qëlluan 19 herë në drejtim të njëri-tjetrit, sherri fushata e PS

2 Prill 2022, 07:22 Nga DOSJA
DETAJE/ Simoni dhe Marku qëlluan 19 herë në drejtim të

LEZHË– Besnik Simoni dhe Altin Marku patën shkëmbim zjarri mes tyre në Kallmet të Lezhës. Policia ka sekuestruar në vendin e ngjarjes 19 gëzhoja plumbash. Sherri mes tyre ka nisur një vit më parë, ku janë përplasur fizikisht në fushatë elektorale. Altin Marku kishte tentuar të prishte një takim elektoral të PS 1 vit më parë, ku edhe ka nisur përplasja.

Duket se sherri i një viti më parë nuk ishte harruar nga Marku. Ditën e djeshme ai shkoi në zyrën e kreut të njësisë administrative të Kallmetit, Simonit, aty ku nisi konflikti që devijoi deri në përdorimin e armëve. Aktualisht të dyve iu është komunikuar masa e arrestit, ndërsa ndodhen të shtruar te Spitali i Traumës në Tiranë.

LAJMI KRYESOR: Plagosja në Lezhë! Mori 3 plumba nga Marku, arrestohet Simoni, masa i komunikohet te Trauma

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet altin marku besnik simoni altin marku besnik simoni

Sondazh

Poll