Aktualitet

Shkëmbim zjarri në Kallmet! Policia: Arrestohen Simoni dhe Marku, s’gjendet arma tjetër

2 Prill 2022, 07:34 Nga DOSJA
Shkëmbim zjarri në Kallmet! Policia: Arrestohen Simoni dhe Marku,

LEZHË– Policia e Lezhës ka dalë me një njoftim zyrtar për plagosjen me armë zjarri që ndodhi ditën e djeshme në Kallmet të Lezhës. Sipas tyre, të arrestuar janë dy personat e përfshirë në ngjarje. Policia sqaron se Besnik Simoni dhe Artan Marku kanë qëlluar me armë zjarri pistoleta, në drejtim të njëri-tjetrit dhe për pasojë ka mbetur i plagosur Simoni, i cili pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në Spitalin Rajonal Lezhë, është transportuar në Spitalin e Traumës Tiranë, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Marku është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, duke u fshehur për disa orë, deri sa është lokalizuar dhe është arrestuar nga shërbimet e Policisë. 

Marku akuzohet për veprën penale “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”. Simoni akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar: 1 armë zjarri pistoletë, me një krehër me 6 fishekë, e cila dyshohet se është përdorur nga Marku. Ndërkohë policia është duke vijuar kërkimet për gjetjen e një arme tjetër e cila është përdorur gjatë shkëmbimit të zjarrit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur më datë 01.04.2022, në Kallmet të Lezhës, ku si pasojë e një konflikti me armë zjarri mbeti i plagosur kryetari i Njësisë Administrative Kallmet, shtetasi B. S., shërbimet e Policisë, pas disa orë kërkimesh, kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasit A. M., i cili në momentin e kapjes është konstatuar se ka qenë i plagosur me armë zjarri, për këtë arsye është transportuar në Spitalin e Traumës Tiranë. Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore, u bë e mundur zbardhja e rrethanave të ngjarjes, ku ka rezultuar se: Më datë 01.04.2022, rreth orës 13:15, në fshatin Kallmet, Lezhë, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasit e lartpërmëndur kanë qëlluar me armë zjarri pistoleta, në drejtim të njëri-tjetrit dhe për pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi B. S., i cili pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në Spitalin Rajonal Lezhë, është transportuar në Spitalin e Traumës Tiranë, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa shtetasi A. M. është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, duke u fshehur për disa orë, deri sa është lokalizuar dhe është arrestuar nga shërbimet e Policisë. Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: A. M., 41 vjeç, banues në fshatin Kallmet-Lezhë, i dyshuar për veprat penale “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”; B. S., 42 vjeç, banues në fshatin Kallmet, Lezhë, me detyrë administrator i Njësisë Administartive Kallmet, Bashkia Lezhë, i dyshuar për veprat penale “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar: 1 armë zjarri pistoletë, me një krehër me 6 fishekë, e cila dyshohet se është përdorur nga shtetasi A. M., si dhe dy automjete. Vijon puna për gjetjen e armës tjetër pistoletë, të përdorur gjatë konfliktit. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

LAJMI KRYESOR: Shkëmbim zjarri në Lezhë! Arrestohet kreu i njësisë Kallmet, Simoni & Marku qëlluan 19 herë

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet altin marku plagoset besnik simoni altin marku plagoset besnik simoni

Sondazh

Poll