Sport

Nuk u kualifikua në “Katar 2022”, shkarkohet trajneri i Nigerisë…

1 Prill 2022, 14:21 Nga DOSJA
Nuk u kualifikua në “Katar 2022”, shkarkohet trajneri i

NIGERI – Augustine Eguavoen është shkarkuar si trajner i kombëtares së Nigerisë menjëherë, pasi nuk arriti të kualifikohet në finalet e Kupës së Botës 2022 në Katar, njoftoi federata e vendit afrikan (NFF).

Ajo shkruan në një deklaratë, se Eguavoen, ashtu edhe stafi i tij i trajnerit, po largohen nga detyra e tyre dhe se së shpejti, do të shpallet emri i zëvendësuesit, i cili do të jetë i ngarkuar me drejtimin e destinimit të ‘Shqiponjave Super të Gjelbërta’.

Mohammed Sanusi, sekretari i përgjithshëm i NFF, falenderoi teknikun dhe ndihmësit e tij për punën e kryer në këto dy vjet e gjysmë që ata kanë qenë në detyrë. Nigeria dështoi të kualifikohej për në finalet e Kupës së Botës, pas barazimit të fundit me Ganën.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport botërorit 2022 në katar eliminatoret e botërorit “katar 2022” nga federata nigeriane e futbollit botërorit 2022 në katar eliminatoret e botërorit “katar 2022” nga federata nigeriane e futbollit

Sondazh

Poll