Sport

Honda: “Marc Márquez po mendon se si të përshpejtojë shërimin e tij”

1 Prill 2022, 14:15 Nga DOSJA

SPANJE – Në ‘paddock’ e MotoGP shikon celularin, për të parë avioni që transporton materialin. Disa, si vëllai i tij Álex, madje bëjnë shaka me Marc Márquez, nëse do të kishte kohë për të konkurruar në garën e Argjentinës.

Është e qartë se nuk do të jetë. Por synimi që ai të kthehet javën e ardhshme, në Austin, nuk duket më aq i largët, duke ditur evolucionin “shumë të favorshëm” të shërimit.

Ndërkohë te Honda, nuk guxojnë të vendosin një afat, por, sipas deklaratave të tyre, pesimizmi dhe ankthi për të besuar, se opsionet e tyre për të qenë kampionë, janë mjegulluar.

Ja si shprehet Alberto Puig, drejtori i “Repsol Hondas”: “Aksidenti ishte i keq. Ne e pamë atë në Indonezi. Për fat të mirë, ndikimi, dëmtimi, është qartazi më pak se ajo që ai kishte vitin e kaluar. Pra gjendja është mjaft optimiste, por gjithashtu realiste, që koha e rimëkëmbjes është më e shkurtër se koha e mëparshme.

Kur? Është e vështirë për t’u thënë. Me vizionin është shumë e komplikuar të thuhet, por ne duam të mendojmë se do të jetë më e shpejtë se herën e mëparshme,”– tha ai në motogp.com.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport ish-piloti i motogp marc marquez motogp në valencia ish-piloti i motogp marc marquez motogp në valencia

Sondazh

Poll