Aktualitet

E rëndë në Korçë, 61-vjeçari ngacmon vajzën e tij të mitur, arrestohet pasi u filmua

1 Prill 2022, 11:24 Nga DOSJA
E rëndë në Korçë, 61-vjeçari ngacmon

KORÇË- Një 61-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Korçës pasi akuzohet për ngacmim seksual të vajzë së tij të mitur. Sipas njoftimit të policisë është arrestuar Jani Kallanxhi, i cili akuzohet për ngacmimin seksual të vajzës së tij.

Por si ka ndodhur ngjarja?

Fillimisht rastin e ka vënë re punonjësja sociale në Korçë e cila kishte biseduar me vajzën dhe kishte vënë re sjellje të çuditshme. Duke qenë të pa strehë, punonjësja sociale u siguroi familjes një banesë. Por pas bisedimeve me të miturën, ajo nisi të dyshonte dhe kërkoi ndihmën e prokurorisë së Korçës, e cila mori lejen për t’i vendosur kamera në banesë.

Nga kamerat u pa që 61-vjeçari kur ndodhej vetëm me të bijën e prekte në vendet intime. Ai u vu në pranga, ndërkohë që e mitura u soll në një qendër sociale në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë ndalimin e shtetasit J. K., 61 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ky shtetas ka konsumuar veprën penale “Ngacmimi seksual”, me vajzën e tij të mitur. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për hetime të mëtejshme.

(I.A;d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet jani kallanxhi ngacmim seksual policia e korces jani kallanxhi ngacmim seksual policia e korces

Sondazh

Poll