Aktualitet

Artan Hoxha: Nëse Alqi Bllako bëhet “pendito”, merr me vete edhe shumë të tjerë

1 Prill 2022, 17:54 Nga DOSJA
Artan Hoxha: Nëse Alqi Bllako bëhet “pendito”, merr me

TIRANË- Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka shpjeguar se çfarë ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme me lajmët për arrestimin dhe më arratisjen e pretenduar të ish-deputetit Alqi Bllako. I ftuar në “Radari Informativ”, Hoxha tha se pas vendimit të Gjykatës së Posaçme, masa e sigurisë “arrest me burg” nuk u arrit të zbatohej nga ana e organeve ligj-zbatuese pasi ai nuk u gjet në asnjë nga banesat e tij. Sipas tij, përballja me realitetin në burg për Bllakon nuk do të jetë e lehtë, ndërsa shtoi se nëse do të bëhej i penduari i drejtësisë, do të merrte me vete dhe shumë personazhë të tjerë të skenës politike të përfshirë në aferën e inceneratorëve.

PJESË NGA BISEDA:

Artan Hoxha: Nëse Alqi Bllako bashkëpunon me drejtësinë, merr me vete edhe shumë të tjerë

Xhokaxhi: Ju keni qëndruar me Hazizajn, çfarë biseduat?

Artan Hoxha: Ai kishte informacion që nuk ishte dorëzuar. Deri në ato momente nuk ka patur asnjë njoftim që ishte dorëzuar. Arritëm në këtë amulli sepse policia nuk konfirmonte asgjë. Unë kam bërë verë verifikime mora drejtorinë e burgjeve 6 komisariatet në Tiranë dhe më thoshin që nuk kishte asnjë njoftim për shtetas. Unë e kam kontaktuar avokatin dhe në darkë kam diskutuar disa orë me të. Një nga gjërat që ne diskutuam ishte se ose ky është duke bërë negociata për dorëzimin. Nga ajo që kuptova ishte se Bllako nuk ishte një njeri që ishte mësuar me burgun, duhet të jesh çikë burë që të mbash burgun. Duke patur parasysh se si ish-eprori i Bllakos mirë që hyri në burg por i dhanë dhe një masë të dytë burgu. Këta janë mësuara me tjetër jetesë, nuk janë njëlloj si ata që vijnë nga krimi i organizuar. Ai nuk ishte i kapur. Policia atë e kishte shpallur në kërkim kombëtar. Realisht meqenëse se Alqi Bllako ato dërgesat për mandatin i bëri me psotë, kishte fikur telefonat, sa ekziston mundësia që të ketë ikur nga vendi, dhe ndonjë premtim e ktheu sërish atë.

Gjëja që them me bindje dhe e konfirmoi SPAK-u, sepse 1 prilli nisi me atë deklaratën e policisë, dhe unë se kuptova pse policia hyri në një lojë politike. Për Nuredin Dumanin dolën në orën 1 të natës në darkë, ndërsa për Bllakon sot në mëngjes, pavarësisht se thoshin deklaratën e kishim gati që në darkë

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet alqi bllako alqi bllako ne spak artan hoxha alqi bllako alqi bllako ne spak artan hoxha

Sondazh

Poll