Aktualitet

Erëra dhe stuhi në vend! Shënohet viktima e parë në Kuçovë, shembet ura e Shishtavecit

1 Prill 2022, 05:28 Nga DOSJA
Erëra dhe stuhi në vend! Shënohet viktima e parë në

TIRANË- Majkëll Vrapi është viktima e parë nga moti i keq në Shqipëri. I riu nga Kuçova ishte duke punuar në banesën e një të afërmi, duke punuar në montimin e panelit diellor teksa është rrëzuar nga era e fortë, duke humbur më pas jetën. Përpos 31-vjeçarit, moti i keq në Shqipëri ka lënë dhe të plagosur. Po në Kuçovë një 17-vjeçare është lënduar pasi i ka rënë sipër saj një depozitë uji. 

Erërat e forta dhe reshjet e shiut kanë shembur urën në rrugën nacionale Kukës-Shishtavec e cila lidh 7 fshatra, duke lënë të izoluar mbi 5 mijë banorë. Fëmijët nuk kanë mundur që të shkojnë në shkollë sot për shkak të rrezikut të kalimit në urë. Po ashtu dhe në qytetin e Vlorës vijojnë stuhitë e forta të cilat ditën e djeshme shkaktuan dëme të shumta materiale por edhe lanë pa energji elektrike një pjesë të qytetit si dhe zonat përreth. Në dyqan në Vlorë është copëtuar dhe i janë thyer të gjitha xhamat, si pasojë e stuhisë. Në Lezhë disa zona kanë mbetur pa energji elektrike. OSHEE njofton se rreth 1500 elektricistë ndodhen në gjendje gatishmërie, duke punuar për eleminimin e avarive ku aktualisht rajonet më të prekura nga defektet janë Kavaja, Burreli dhe Shkodra.

Problemet janë shënuar edhe në akset Kukës-Qafë Mali, Kukës-Peshkopi, Tropojë-Lekbibaj, Tropojë-Valbonë ka pasur rrëshqitje të dherave dhe gurëve. Në afërsi të fshatit Novesej ura që lidhë aksin nacional është dëmtuar në të dy anët e saj për shkak të vërshimit të lumit “Reka”.

Reshjet e dendura të shiut kanë vijuar që nga mbrëmja e djeshme në vend. Sipas sinpotikanëve përmirësimi i motit do të jetë në ditët në vijim. 

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Shembet masivi i dheut, bllokohet qarkullimi i automjeteve në aksin rrugor Elbasan-Librazhd

Moti në fundjavë! Meterologët: Parashikohet dëborë në zonat malore

Erëra të forta! Pezullohen lundrimet në Portin e Shëngjinit, probleme me energjinë në Lezhë

Moti i keq në vend, dëme në rrjet, OSHEE: Defekte në Kavajë, Burrel dhe Shkodër

Erëra të forta! Pezullohen lundrimet në Portin e Shëngjinit, probleme me energjinë në Lezhë

Stuhia e fortë në Shqipëri, shënohet viktima e parë, humb jetën 26-vjeçari nga Kuçova

Reshjet e dendura të shiut, bllokohet një pjesë e “Rrugës së Arbrit”, ka rrëshqitje gurësh

Ura që lidh Shishtavecin me Kukësin drejt shembjes, bllokohen 5 mijë banorë të zonës

ME VIDEO/ Stuhia thyen e copëton dyqanin në Vlorë, tmerrohet shitësja

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll