Aktualitet

Telefonata që çoi policinë në Astir, 2 në pranga, donin të arratiseshin e u aksidentuan

1 Prill 2022, 12:58 Nga DOSJA
Telefonata që çoi policinë në Astir, 2 në pranga,

TIRANË– Zbardhet ngjarja në Astir! Ajo që u raportua sit ë shtëna me armë zjarri, rezultoi se ishte një operacion për arrestimin e dy personave që akuzohen se kanë kryer vjedhje dhe qarkullonin me armë zjarri. Ka qenë një telefonatë anonime që ka ngritur në këmbë Policinë e Shtetit dhe e ka zhvendosur në Astir, aty ku ishin dy të rinjtë me një makinë të llojit ‘ML’, të marrë me qira. K. V., 17 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Vjedhja” e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim si dhe M. A., 20 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Vjedhja” e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim kanë parkuar mjetin dhe kanë tentuar t’i arratisen policisë, por janë përplasur me mjetin e uniformave blu. Asnjë nga efektivët nuk ka mbetur i plagosur, ndërsa orë më vonë të rinjtë janë prangosur. Gjithashtu, u procedua në gjendje të lirë L. Z., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i Krimit”.

Njoftimi i policisë Tiranë

Më datë 31.03.2022, rreth orës 23:00, në sallën operative ka ardhur një telefonatë për një automjet në të cilin dyshohej se ndodheshin persona që kryenin vjedhje dhe lëviznin me armë zjarri me vete. Menjëherë shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të mjetit dhe gjatë ndjekjes, në tentativë për t’u larguar, mjeti është përplasur me mjetin e shërbimeve të Policisë Kriminale, pa shkaktuar dëmtime të punonjësve që ndodheshin në mjet. Më pas, personat që ishin në mjet kanë braktisur mjetin dhe janë larguar, duke përfituar edhe nga errësira. Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe si rezultat kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e personave të dyshuar. Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– K. V., 17 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Vjedhja” e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim;

– M. A., 20 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Vjedhja” e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim. Gjithashtu, u procedua në gjendje të lirë shtetasi L. Z., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i Krimit”. Gjatë kontrollit të mjetit dhe kontrollit fizik të tyre nuk është konstatuar asnjë send i kundërligjshëm. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Pse gënjen Policia? Anila Hoxha zbardh DINAMIKËN, si ndodhi ndjekja e të rinjve në Astir

VIDEO- Momenti kur të rinjtë braktisin ML e i ikin policisë në Astir, plumba e xham i thyer

VIDEO- Të shtëna me armë? Zbardhet ngjarja në Astir, policia kërkonte grabitësin

(F.M/DOSJA.AL)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet policia e tiranes te shtena ne astir policia e tiranes te shtena ne astir

Sondazh

Poll