Aktualitet

Elbasani përfshihet nga stuhia, Policia: Mos udhëtoni, është i bllokuar

1 Prill 2022, 18:40 Nga DOSJA
Elbasani përfshihet nga stuhia, Policia: Mos udhëtoni, është

ELBASAN- Aksi rrugor Elbasan-Librazhd është bllokuar nga në të dy anët e rrugës nga inertet dhe uji që rrjedh nga mali. Policia e Elbasanit ka dalë me një njoftim zyrtar duke u kërkuar të gjithë drejtuesëve të mjeteve që të shmangin qarkullimin në aksin Elbasan-Librazhd për shkak të situatës së rënduar. Ndërkohë që në të njëjtin njoftim shtojnë se në këtë aks ndodhet shërbimet e policisë si dhe firma kotraktore të cilët po punojnë për zhbllokimin e rrugës.

Njoftimi i Plotë:

Qarku Elbasan

Për shkak të reshjeve të dëndura të shiut, të cilat kanë përfshirë qarkun e Elbasanit, apelojmë të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes gjatë drejtimit të mjeteve, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Aktualisht aksi rrugor Elbasan-Librazhd është bllokuar në të dy anët e rrugës nga inertet dhe uji që rrjedh nga mali. Në këtë aks ndodhet shërbimet e policisë si dhe firma kotraktore të cilët po punojnë për zhbllokimin e rrugës. Policia Rrugore, ka shtuar prezencën e saj në të gjitha akset rrugore, me qëllim orientimin e trafikut dhe parandalimin e ngjarjeve rrugore.

LAJMI KRYESOR: Erëra dhe stuhi në vend! Shënohet viktima e parë në Kuçovë, shembet ura e Shishtavecit

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksi librazhd-elbasan elbasan policia e elbasanit aksi librazhd-elbasan elbasan policia e elbasanit

Sondazh

Poll