Aktualitet

Nuk dihet as sa janë! Kapen tufa me lekë nga një kambist, arrestohet 60-vjeçari nga Durrësi

1 Prill 2022, 16:54 Nga DOSJA
Nuk dihet as sa janë! Kapen tufa me lekë nga një kambist,

DURRËS– Një kambist 60-vjeçar është vënë në pranga, pasi në mënyrë të paligjshme dhe të vazhdueshme ushtronte në mënyrë të paligjshme veprimtarinë e këmbimit valutor. Në kuadër të operacionit “Valuta” në pranga përfundoi Hyqmet Arkaxhiu, në banesën e të cilit u gjetën dhe u sekuestruan para të prerjeve të ndryshme. Megjithatë është ende e paqartë shuma.

NJOFTIMI I PLOTË:

Durrës

Finalizohet operacioni policor i koduar “Valuta”, për goditjen e informalitetit. Fshihte të ardhurat e përfituara nga veprimtaria e këmbimit valutor, vihet në pranga një kambist. Sekuestrohen një shumë e konsiderueshme parash. Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e informalitetit, bazuar në informacionet e marra dhe punën profesionale hetimore disajavore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Valuta”

Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi H. A., 60 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”. Ky shtetas u kap në flagrancë nga Specialistët e Seksionit Për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Durrës, duke ushtruar në mënyrë të paligjshme dhe të vazhdueshme veprimtarinë e këmbimit valutor.

Gjatë kontollit fizik dhe në banesën e këtij shtetasi ugjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, shuma të konsiderueshme parash, të prerjeve të ndryshme. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet hyqmet arkaxhiu operacioni valuta hyqmet arkaxhiu operacioni valuta

Sondazh

Poll