Aktualitet

U ndoq nga qeni antidrogë! Shqiptari kapet në Itali me 15 kg kokainë

1 Prill 2022, 17:39 Nga DOSJA
U ndoq nga qeni antidrogë! Shqiptari kapet në Itali me 15 kg

ITALI– Policia e Genova-s ka arrestuar një 26 vjeçar shqiptar për posedim dhe trafik droge. Ai u kap me 15 kilogramë kokainë. 26 vjeçari shqiptar sapo ka pikasur policinë italiane kishte ndryshuar drejtimin e mjetit të tij, gjë që ka krijuar dyshimet tek efektivët italianë.

26-vjeçari është pikasur nga policia italiane teksa po udhëtonte me makinë dhe pasi hasi në patrullën e policisë italiane, ai u ndoq prej saj bashkë me qenin antidrogë, shkruajnë mediat italiane.

Kur arritën në një nga parkingjet e qytetit qeni shfaqi shenja nervozizmi, duke u shkuar drejt makinës së parkuar e cila rezultoi të ishte të riut shqiptar. Pas kontrolleve ndaj tij dhe makinës u gjetën edhe 15 kilogramë drogë të llojit kokainë.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne itali itali arrestohet shqiptari ne itali itali

Sondazh

Poll